Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Luan Bregasi: Garancia sovrane s’mund të jetë vetëm për pagat e punonjësve. Të shtyhen disa taksa

Luan Bregasi: Garancia sovrane s’mund të jetë vetëm për pagat e punonjësve. Të shtyhen disa taksa

Intervista
E enjte, 9 Prill 2020 17:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi deklaron se qeveria duhet të lehtësojë sa më shpejt paketën për biznesin, si dhe të shtyjë disa taksa, që kompanitë që janë prekur direkt nga situata e krijuar nga koronavirusi. Duke folur për garancinë sovrane në një intervistë për “News 24”, Bregasi theksoi se biznesi do ta refuzojë, nëse qeveria nuk e ndryshon, që të mos jetë vetëm për pagat e punonjësve, por të futen të paktën edhe lëndët e para.

Pyetje: Doja një koment lidhur me garancinë sovrane, për detajin për të paguar punonjësit. Është lehtësi kjo për biznesin?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Luan Bregasi: Kur u bë skenari i parë i vështirësisë për Shqipërinë, për biznesin kishte tre lëvizje: për biznesin e vogël, shtresat në nevojë dhe të vetëpunësuarit; garancia sovrane deri në 100 milionë dollar për biznesin e madh; shtyrja për tre muaj e kredive për biznesin. Të treja këto lëvizje, që realisht ishin të krahasuara me lëvizjet që kanë bërë vendet e tjera, u konsideruan nga biznesi shumë pak. Por, duke respektuar vecori specifike që ka vendi jonë, që është më i varfër, më pak i administruar, me probleme në shëndetësi, etj, ne e mbështetëm, e vlerësuam, megjithëse na u duk shumë pak. Shifrat që u akorduan për biznesin dhe për ekonominë i konsideruam jo të mjaftueshme. Ndaj vlerësuam që garancia sovrane do na vinte në ndihmë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Realisht unë do doja që garancia sovrane, paketa e qeverisë, do duhet të ishte konsultuar me biznesin. Ne flasim shumë gjëra, por pasi qeveria i ka marrë vendimet. Nuk dua të bëj kritikun, por mirë që në kohën e paqes nuk kemi konsultuar gjë, po në kohën e luftës menduam se do konsultoheshim. Unë mendoj se edhe për skenarët e tjerë që ka qeveria, duhet t’i bëhen me dije sipërmarrjes dhe biznesit, duhet konsultuar me të. Është komuniteti që duhet konsultuar më shumë, sepse ka pjesën më të madhe të të ardhurave. Një ekonomi e stresuar, do vështirësojë edhe anën shëndetësore. Biznesi duhet ta dijë çfarë skenari do të ketë për pas tre muajsh.

Mendoj që garancia sovrane është pritur mirë në fazën e parë nga biznesi, meqë na u la hapësira se do të ketë skenarë të tjerë, por ashtu si është paraqitur, ka nevojë të rishikohet. E para është që biznesi e ka parë me rezerva marrjen e kredisë vetëm për pagat e punëtorëve, sepse pagat janë kosto shtesë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që banka të japë kredi vetëm për paga, ato japin kredi për investime, marketing, etj. Kjo më shumë duket si një kredi që ne do marrim për të mos larguar punëtorët. Por, ne mendojmë se duhet të zgjerohet fasha e marrjes së kredisë, të merret edhe për lëndët e para, edhe për vështirësi të tjera. Si mund të marrë kompania kredi për pagat, kur është e mbyllur.

Pyetje: Pra, garancia sovrane do ta rëndonte apo lehtësonte situatën e biznesit?
Luan Bregasi: Garancia sovrane e dhënë vetëm për pagat ka qëllim të mbajmë punëtorët në punë. Ne këtë gjë e duam, por e marrë vetëm për pagat biznesi do ta refuzojë, sepse shumë kompani po i çojnë punëtorët në shtëpi. Kjo është vetëm për tre muaj, që do të thotë pas tre muajsh mbaron kredia, edhe shtyrja e kësteve të kredive. Kjo i krijon shumë probleme ndërmarrjes private. Për këtë arsye, garancina sovrane nuk duhet të jetë vetëm për pagat, por të paktën edhe për lëndët e para.

Së treti, shteti ofron kredi me interes 2.8%. në kushte normale kjo është me kushte shumë normale, por në kushtet kur do mbivendoset me kredi që do marrë biznesi për investime, nuk e lehtëson biznesin. Nëse kjo kredi do të jepej pa interesa, pra që do ta paguante shteti, do të kishte vlerë dhe do t’i tregonte biznesit se shteti po bën diçka për të.

Biznesi shqiptar kërkoi që të paguheshin pagat nga qeveria, nuk kërkuam lekë nga shteti, por kërkuam që të paktën shteti të mos na marrë lekë. Ne nuk jemi që gjithë biznesi të mos paguajë tatime, taksa, por disa biznese që janë prekur direct nga virusi të shihet mundësia që të ndihmohen. Ajo që kërkojmë shpejt është që kjo paketë të lehtësohet dhe të jetë më e lehtë për t’u thithur nga sipërmarrja private, si dhe disa taksa të kenë mundësi të shtyhen për një periudhë, që duhet ta diskutojmë bashkë me qeverinë. Problemi është se ne nuk e dimë sa do vazhdojë kjo situatë, por mesa duket impakti do të jetë shumë i gjatë tek industria, turizmi, transporti, etj.

Pyetje: A mjafton kjo garanci vetëm tre muaj dhe a është e drejtë që përjashtohen pagat e larta?
Luan Bregasi: Mendoj që në 150 mijë lekë të reja nuk është keq, se shumë pak janë pagat e atyre mbi këtë shifër. 150 mijë lekë të reja është një pagë që dominon në sistemin e pagesave të kompanive private. Meqë qeveria ka vendosur 150 mijë lekë të reja, për mua është në rregull.

Etiketat e lidhura

Luan Bregasi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 3 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 3 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 4 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 4 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 7 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

2 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 6 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 5 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 7 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.