Luan Rama (LSI) për deklaratën e Edi Ramës: Nuk merrem me mistreclleqe!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama doli në një konferencë për mediat tha ndër të tjera një pohim dinjitoz dhe kurajoz. I pyetur në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Rama i cili shigjetoi dje LSI kur tha se “nuk besoj se LSI do të rimartohet prapë djathtas”, Luan Rama  tha prerë se “nuk do të merrem as me batuta dhe as me mistreqllëqe batutash”.

Nuk kishte se ç’të thoshte më tepër, por duket se LSI nuk do ta votojë kthimin e ligjit për mbetjet, pra nuk do të jap votën që e dha me kushte herën e parë.  “Do ta vlerësojmë me shumë seriozitet dhe maksimalisht duke respektuar të gjitha ndjeshmëritë dhe mbi çdo ndjeshmëri duke respektuar interesin publik dhe interesin e vendit. Kur të vijë në Kuvend do ta shqyrtojmë dhe do ta votojmë në Kuvend”,- tha Luan Rama për ligjin e mbetjeve.

Luan Rama insistoi se duhet reforma zgjedhore dhe këtu kemi synimin kryesor që të respektojmë rekomandimet e OSBE dhe ODIHR.

LSI theksoi se qeveria duhet të mbajë premtimet për reformat dhe anën ekonomike, pasi akoma ka shumë premtime të pa realizuara nga qeveria Rama. Ndërkohë që vendosi si prioritet reformën zgjedhore dhe luftën kundër trafikut të drogës. “Në mënyrë më specifike qeveria, të jetë e përqendruar dhe e fokusuar maksimalisht te përmbushja e detyrimeve dhe reformave të mëdha, në të cilat është përfshirë vendi, në mënyrë të veçantë do të theksoj se në këtë moment është shumë e rëndësishme realizimi me seriozitet dhe me përkushtim i reformës zgjedhore. Është gjithashtu një prioritet nga i cili nuk mund të ikim, por duhet të jemi të fokusuar maksimalisht, lufta kundër krimit e në mënyrë të veçantë lufta kundër trafikut të drogës”,- tha Luan Rama.

Duket se dy aleatët nuk do ta kenë të lehtë uljen në tryezën e bisedimeve për koalicionin e vitit 2017, pasi edhe siç ka deklaruar sekretari i PS-se Koço Kokëdhima se “PS nuk i ka qëndruar marrëveshjes me LSI”. Ndaj pas zgjedhjeve të LSI në nëntor nuk besohet se mund të mblidhet Këshilli Drejtues Kombëtar që të vendos për fillimin e negociatave për firmosjen e marrëveshjes së re me PS. Nga fundi i dhjetorit do të mund të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe me pas do të autorizohet Kryesia e LSI. Nga muaji shkurt kryesia e LSI do të autorizoj negociatorët për të biseduar me PS-në.

Gjithsesi thënia e sotme e Luan Ramës se “nuk merrem me mistrecllëqe të këtij lloji” lë shumë për të kuptuar se marrëveshja PS-LSI do të kalojë “ylberin” që të nënshkruhet.

Edi Rama:Po pres LSI për koalicionin e vitit 2017. Nuk besoj të kaloj djathtas

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=v5nzAWZYWNU&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP