Luan Rama: Përse hesht ambasadori Lu për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB?!

Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i është rikthyer akuzave të një dite më parë, ndaj votës se paprecedentë të Shqipërisë kundër SHBA dhe Presidentit Trump. Por deputeti Rama insiston duke i kërkuar një përgjigje zyrtare ambasadës së SHBA-së në Tiranë lidhur me votën e qeverisë shqiptare në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pra pse hesht ambasadori Lu ndaj një akti sfidues të qeverisë shqiptare ndaj qeverisë amerikane? A ndjehet edhe Donald Lu i fyer dhe i prekur nga ky votim si vetë Presidenti Donald Trump?

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Luan Rama vëren se ndërsa ambasada amerikane po e kalon në heshtje, për këtë çështje Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, deklaroi se ky votim do të mbahet mend.

“Prita dje – asnjë fjalë! Edhe sot prapë asnjë fjalë, asnjë koment, asnjë qëndrim! Përse hesht ambasada e SHBA në Tiranë për votën e qeverisë së Shqipërisë kundër SHBA në OKB?! Ambasadorja e SHBA në OKB Nikki Haley deklaroi se ky votim do të mbahet mend!…”- thotë në reagimin e tij, Zëvendës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Presidenti turk Erdogan: Falenderojmë se na mbështeten për çështjen e Palestinës kundër SHBA

Pas votimit të rezolutës anti-Trump në OKB, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan falenderoi të gjithë vendet që mbështetën nismën kundër vendimit të Donald Trump për të zhvendosur amnbasadën amerikane në Jeruzalem. Mes vendeve që bashkuan votën me nismën e Turqisë dhe Jemenit në OKB, ishte edhe Shqipëria.

Në një status në rrjetet sociale, Erdogan shkruan: E mirëpresim me kënaqësi të madhe mbështetjen që morëm nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për rezolutën historike mbi Al-Quds Al-Sharif. Presim nga administrate e Trump të tërheqë pa vonesa të mëtejshme vendimin e papërshtatshëm, paligjshmëria e të cilit u qartësua nga OKB.

We welcome with great pleasure the UN General Assembly’s overwhelming support for a historic resolution on Al-Quds Al-Sharif. We expect the Trump administration to rescind without further delay its unfortunate decision, whose illegality has been clearly established by UNGA.

Para votimit në OKB, ambasadorja amerikanë, Nikki Haley i dërgoi një letër të gjitha vendeve që nuk do ta mbështesnin rezolutën, ku përmendej mirënjohja për atë që kishte bërë populli amerikan për këto vende. Por duke qenë se Shqipëria zgjodhi të votojë kundër kërkesës së Shteteve të Bashkuara, në këtë rast i takon mirënjohja e Erdogan, të cilën presidenti turk e shprehu në një mesazh tjetër nga rrjetet sociale.

Recep Tayyip Erdoğan

@RT_Erdogan

WE WELCOME WITH GREAT PLEASURE THE UN GENERAL ASSEMBLY’S OVERWHELMING SUPPORT FOR A HISTORIC RESOLUTION ON AL-QUDS AL-SHARIF. WE EXPECT THE TRUMP ADMINISTRATION TO RESCIND WITHOUT FURTHER DELAY ITS UNFORTUNATE DECISION, WHOSE ILLEGALITY HAS BEEN CLEARLY ESTABLISHED BY UNGA.

Recep Tayyip Erdoğan

✔@RT_Erdogan

ON BEHALF OF MYSELF AND THE TURKISH PEOPLE, I EXTEND MY GRATITUDE TO EVERYONE WHO HAS BEEN SUPPORTIVE OF THE CAUSE OF PALESTINE AND AL-QUDS AL-SHARIF. #UNITED4QUDS

“Në emrin tim dhe të popullit turk, theksoj mirënjohjen e të gjithë atyre që mbështëtën kauzën e Palestinës dhe Al-Quds Al-Sharif” shkruan Erdogan.

SHKARKO APP