Luçiana Kokaj: Shqiptarët nga vendet e BE-së po vijnë, pritet të bashkohen në protestë
Aktivistja e njohur e protestës përballë Kryeministrisë, një nga bashkëdrejtuesit, Luçiana Kokaj bën me dije se shumë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Eurpës dhe botës janë duke ardhur në vendin tonë, për t’ju bashkuar protestësa që po zhvillohet në Tiranë.
“Përshëndetje të gjithëve. Vazhdoni të jeni më të mirët. Ne jemi këtu dhe do jemi derisa të shporrim këtë qeveri. Kryeministri tha ‘nëse do iki unë, kush do ju çoj juve në BE?’. Unë do t’i thoja se ka me mijëra që mund të na çojnë para teje në BE.
Që nga ky shesh e kemi ngritur zërin në PE dhe do vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë. Ata që na përfaqësojnë denjësisht në BE, janë mes nesh. Disa na janë bashkuar dhe disa janë rrugës”, tha Kokaj.
Luçiana Kokaj është femra kurajoze e cila ka drejtuar, bashkë me disa të tjerë si Arben Kola, etj këtë Lëvizje antisistem politik të kalbur. Ajo pavarësisht se është kërcenuar, përsëri qëndron stoike në ballë të protestës.
KOHA JONË SONDAZH

