“Lufta” në Rrugën e Kombit. Presidenti Meta: Të evitohet dhuna
Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar sot për situatën në Rrugën e Kombit ku pati përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe protestuesve.
Kreu i shtetit ka bërë apel për vetëpërmbajtje. Presidenti kërkon nga palët gjetjen e dialogut dhe mirëkuptimit mes palëve.
Presidenti Ilir Meta shkruan: “shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në Rrugën e Kombit dhe keqardhjen për personat e lënduar gjatë protestës së sotme. Ai bën thirrje për evitimin e dhunës për vetëpërmbajtje dhe dialog e mirëkuptim me qëllim normalizimin e situatës dhe kthimin e lëvizjes normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritje”.
Ndërkohë situata në Kukës vijon të mbetet e tensionuar. Mes përfaqësuesve të qeverisë dhe protestuesve ka pasur rreth orës 14:00 një takim për normalizmin e situatës. Protestuesit thonë se do të largohen nga rruga vetëm nëse marrin garanci se askush nuk do të arrestohet.
Dhuna në Kukës/Xhafa premton përgjigje të fortë ligjore
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në një konferencë urgjente për mediat, tha sot se protesta në Kukës doli jashtë kontrollit. Ai tha se mes protestuesve kishte persona me precedentë penalë dhe të kërkuar nga policia.
Ministri tha se janë plagosur 12 punonjës policie. Ai tha se asnjë arsye nuk mund të justifikojë dhunën ndaj forcave të Policisë së Shtetit. Xhafaj foli për provokatorë që e përdorën protestën për qëllime të tjera.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1286009158190870/
Ministri i Brendshëm deklaroi se forca e ligjit do të godasë ashpër ata që dëmtuan pronën private dhe shtetërore.
Me tone të forta Xhafaj tha se do të ketë hetim dhe ndëshkim dhe për ata që nxitën dhunën me deklarata.
Më herët kryeministri Edi Rama kërcënoi protestuesit duke i cilësuar si barbarë që do të përgjigjeshin ligjërisht.
VIDEO NGA PROTESTA
https://www.facebook.com/kohajone/videos/804063296449876/
FOTO/PAMJE NGA INCIDENTET NË RRUGËN DURRËS KUKËS
LAJME TË TJERA PËR PROTESTËN
Rama: Protestuesit barbarë në Kukës do të marrin përgjigje
Kryemadhi: Revolta në Kukës, fillimi i fundit të qeverisë
Qytetarët: Mos luaj me zjarrin se do digjesh Edi Rama!
Berisha: Populli i thotë JO “plaçkës Rama”
Manjani: Arroganca e shtetit meriton ndëshkim popullor!
FOTO/ Bllokohen valët celulare në Rrugën e Kombit
FOTOLAJM/Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit
Mesila Doda: Shqiptarët nuk janë dele
Përleshjet në “Rrugën e Kombit”, një polic i plagosur
Bilanci i protestës, policë e qytetarë të plagosur