Luizi, si një shpresë e brezit të ri për të sfiduar të vjetrën

Nga Jonida Halili- 

Luiz Ejlli është fituesi i Big Brother. Një 37 vjeçar si një 20 vjeçar për energjinë dhe këmbënguljen titanike për të sfiduar gjithçka në emër të nje endërre që ka një brez i zhytur nën trusninë e politikës së vjetër e cila dikton gjithçka tash 32 vite.

Por spektakli televiziv mbaroi dhe tashmë ai del në realitetin të cilin e la para se të hynte në Big Brother. Njerëzit e mbështeten se tek ai shikonin njeriun që nuk dorëzohet, që nuk epet para kurtheve të jetës. Natyrisht edhe për humorin e tij, por kryesisht si simbol i rezistencës ndaj vështirësive të jetës.

Top Channel nxitoi dhe e mori talentin Luiz në produksionin e tij. Por Luizi duhet për lëvizje shoqërore, për ngritjen e publikut ndaj së keqes dhe për ndryshim.

Shoqëria ka nevojë për njerëz kurajozë dhe këmbëngulës si Arlind Qorri apo avokati Adriatik Lapaj. Por me dy veta nuk vjen pranvera!

Shqipëria ka nevojë për njerëz të tillë që sakrifikojnë, dhe jo vetëm për vete kundër së keqes, por në emër të të gjithëve për tu angazhuar me emrin e tyre.

Luizi u bë VIP, por nëse ai rri vetëm brenda gardhit të Top Channel, ai realizoi vetveten, por fansat e duan në tregun e përballjes me politikën e vjetër në mënyrë që kjo rini të ketë shpresë dhe organizim për ta ndryshuar vendin.

SHKARKO APP