Ben Blushi:Dako,”fytyra” e Rilindjes, bëri sekserin dhe e liroi Lul Berishën
“Çdo qeveri aq më pak dhe aq më shumë një qeveri që ka gati 3 vite e gjysmë mandat, vjen e bën një bilanc, si e gjeti vendin dhe si po e lë. Kur është puna tek varfëria, korrupsioni, cilësia e shkollave, e shërbimeve në përgjithësi. Është shumë e rëndë për këtë qeveri. Padyshim problemet me gjyqësorin kanë qenë në Shqipëri, kanë ekzistuar për gati 25 vite. Ka shumë shqiptar se besojnë sot që gjyqtarët në Shqipëri bëjnë drejtësi. A mund të hy në fuqi ligji i vettingut? Unë nuk besoj, Po pse kërcënohet drejtësia në Shqipëri? “Po kërcënohet nga Gjykata Kushtetuese. Nuk është vetëm kaq. Dua të marr rastin që ndodhi në Durrës. U lirua një person që ka vrarë 5 vetë. Pse u lirua ai? U lirua se një kryetar bashkie, fytyra e vërtetë e Rilindjes, i dha një vlerësim pozitiv dhe bëri sekserin, mes gjykatësit dhe vrasësit. Është politika mbas vendimeve të gjyqësorit. Si ka mundësi që një shumicë si rilindja e ka të përsëritur këtë gjë? Rasti i Kavajës, i Durrësit. Për mos të folur shumë për këta deputet këtu. Kush ndërhyn tek gjykatat në Shqipëri? Çfarë ndodhi në Durrës? Kë do marrin në punë? Njërin që është vrasës? E ta çojnë të pastrojë bulevardin e Durrësit.”, tha Blushi.
“Lulzim Berisha që ka vrarë pesë veta u lirua sepse një kryetar bashkie, që shtë fytyra e vërtëtë e Rilindjes, i dha një vlerësim pozitiv dhe bëri sekserin mes gjykatës dhe politikës. Si ka mundësi që Rilindja e ka të përsëritur këtë gjë. Me kryetarë bashkie që ndërhyjnë për të liruar njerëz nga burgu. Kujtojmë rastin e Kavajës. Po cfarë ndodhi në Durrës se ka një tendencë për ta relativizuar. Gjykata kërkoi mendim nga bashkia dhe kjo i tha që mund ta nxjerrësh nga burgu se ne do ta fusim në punë. Kushdo që e mbron këtë rast, e ka diskredituar Vettingun dhe reformën në drejtësi. Kush është çmimi i Gjushit të Durrrësit, i Arben Ndokës, i Klemend Balilit, i Visit të Kavajës. Vettingu s’ka për të funksionuar sepse gjykatat kanë frikë nga Qeveria. A ka mundësi një parti normale në Evropë të mbajë në punë një njeri që gjykatat e kanë pezulluar? Gjushi shkon pas tij. Ka deputetë këtu që kanë vrarë dhe kanë ardhur kanë votuar në Kuvend”, u shpreh Blushi.
Kryetari i LIBRA-s, tha se qeveria që pretendon se ka fituar zgjedhjet në Kolonjë dhe Dibër ka humbur në Bruksel, duke theksuar se Shqipëria nuk ka një datë për hapjen e negociatave dhe vitin tjetër kjo datë mund të përfundojë në shtigje të panjohura.
“Siç ishte parashikuar, BE nuk caktoi një ditë. Sot do të ishte këtu një seancë e jashtëzakonshme, por për fat të keq ishte mediokre. Askush nuk mbajti përgjegjësi dhe askush nuk kërkoi përgjegjësi.
Në një vend normal do të ishte kërkuar një mocion për qeverinë. Qeveria që pretendon se fiton në Kolonjë dhe në Dibër, ka humbur në Bruksel. Ka vënë në diskutim serioz gjithë procesin e anëtarësimit, i cili gjatë vitit të ardhshëm do të jetë edhe më i diskutueshëm jo vetëm se në Shqipëri ka zgjedhje, por do të ketë zgjedhje edhe në gjysmë të Evropës, duke e shtyrë datën në një proces të panjohur.
Kjo qeveri, që ka gati 3 vjet e gjysmë mandat, duhet të bëjë një bilanc, kur vjen puna tek varfëria, korrupsioni, tek cilësia e shkollave është shumë i rëndë për këtë qeveri. Çfarë shtoi për procesin e integrimit?
Problemet me gjyqësorin kanë ekzistuar prej 25 vjetësh. Bëmë një reformë në korrik të këtij viti dhe në qoftë se pyesni shqiptarët e kanë besim tek Vettingu, unë them që jo. Shqiptarët nuk besojnë se kjo klasë politike të vendosë shtratin e duhur për drejtësinë”- theksoi Blushi.