Lulzim Basha: Akt lufte i kryeministrit ndaj artistëve dhe qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratik ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë që ka kaluar godinën e Teatrit Kombëtar në varësi të Bashkisë së Tiranës. Ky vendim nënkupton se Bashkia ka të drejtë të kryej investimin për shembjen e tij dhe ndërtimin e projektit privat për kulla.

“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”,- shprehet kreu i Partisë Demokratike në një reagim në Twitter.

SHKARKO APP