Lulzim Basha deklaron: Votë unanime e PD-së kundër variantit “Rama and Co”

Lideri i PD-së dhe i Opozitës Lulzim Basha tha prerë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se varianti ku ndërkombëtarët kanë rol ekzekutiv është jashtë së qenit kushtetues dhe nuk e pranon Komisioni i Venecias. Ndaj dhe PD nuk e voton në këtë mënyrë, pasi nëse ua japim me Kushtetutë siç e do Rama dhe disa ndërkombëtarë rolin të huajve të cilët të zgjedhin prokurorët dhe gjyqtarët atëhere nëse dështon ky variant në praktikë kush jep llogari para popullit, “kryeministat e huaj”?!, theksoi Basha apo partitë shqiptare të cilat votohen nga populli shqiptar. Ne duam të forcohet roli i ndërkombëtarëve si monitorues në Drejtësi, por me këtë mënyrë siç e kanë hartuar. Basha tha se nëse Rama dëshiron vertet reformë lë të ulemi e të flasim për formulën me të mirë të mundshme, porse sipas Komisionit të Venecias.

Debatet dhe polemikat që ka patur sot në mbledhjen e grupit demokrat Lulzim Basha i mbylli me një përgjigje ku tha se “ në mënyrë unanime grupi parlamentar demokrat” nuk e voton variantin ku ndërkombëtarët kanë rol ekzekutiv, pasi pushteti përherë gjen dhe kap edhe të huajt për të përzgjedhur elementët që ai do në drejtesi.

Basha tha  se “Mbledhja ka përfunduar me mbështetjen unike të propozimit, që ka në thelb rekomandimet e Komisionit të Venecias, ‘ tha ai, duke shpjeguar se “jo se PD nuk ka besim tek faktori ndërkombëtar, sepse në ditën e parë kemi thënë se s’ka votë pa monitorimin e tyre dhe ne mbështesim kompetencat më të gjëra të këtij misioni, po jo në suazën kushtetuese.”

Nëse dicka nuk shkon mirë apo shkon keq, ku ta drejtojmë gishtin?! Tek qytetari shqiptar apo tek Kryeministri i Finlandës apo i Zvicrës?

Ndryshe nga gënjeshtrat që tha Kryeministri, dua të them se PD-ja jo vetëm nuk e refuzon po e miraton propozimin hidrid; duke e fuqizuar dhe jo duke e dobësuar misionin e monitorimit; e përforcon marrëveshjen parimore.

Kam autorizuar ekspertët tanë për të shqyrtuar 7 ligjet dhe ne duam që reforma të miratohet patjetër.

Të miratohet për krimin që po bën kërdinë, korrupsionin dhe  keqqeverisjen e Edi Ramës. Ndaj kërkoj nga Edi Rama që përveç muhabeteve që i bën për politikë të autorizojë njërëzit e tij se kjo është reforma që ne propozojmë.

I pyetur për rolin e ambasadorit Donald Lu, Basha theksoi se “ambasadori amerikan  ka një kontribut të jashtëzakonshëm . Unë besoj fort tek një politikë e hapur dhe proamerikane. Ne do të vazhdojmë të flasim hapur edhe kur jemi, edhe kur nuk jemi dakord.”

Deklarata e Bashës ishte koncize dhe e pa ekuivoke.

 

SHKARKO APP