Lulzim Basha dhe eurodeputeti David McAllister dalin të trullosur

Pas gjithë këtyre takimeve të sotme kreu i opozitës Lulzim Basha dhe zv/presidenti i PPE David McAllister në përfundim të takimit për zgjidhjen e krizës politike kanë lënë të kuptohet se jo çdo gjë shkoi mirë. Sidomos gjermani, zv/presidenti i Partive Popullore Europiane (PPE) nuk e ka marrë veten nga mënyra shqiptare e bisedimeve me kushte të panegociueshme, çka është hera e parë në jetën e tij politike që përballet me mënyrën shqiptare të të bërit politikë. Por edhe Lulzim Basha kishte shenja hutimi.

Basha dhe McAllister kanë dalë të trullosur nga Pallati i Kongreseve. Kreu i opozitës teksa doli vijoi rrugën drejt çadrës dhe befas u kthye sërish pasi, duke qenë se kishte harruar t’u fliste gazetarëve. E kishte humbur pusullën. Ndërsa nga ana tjetër zv/presidenti i PPE McAllister ngatërroi makinën ku duhej të hynte. Pasi refuzoi të komunikonte me gazetarët, duke thënë vetëm “natën e mirë”, ai tentoi të futej në makinën që kishte përpara, por në fakt ajo ishte makina e gabuar. Dhe u kthye prapë. Një pamje e çoroditur e tij tregoi se brenda në pallatin e kongreseve nuk ka patur asnjë negociatë normale siç ndodh në BE apo në SHBA.

Ndërsa eurodeputeti Knut Fleckenstein që mbulon Shqipërinë në Parlamentin Europian është mësuar prej vitesh me politikanët shqiptarë, ndaj nuk dha asnjë shenjë habie apo ç’orientimi. Ndërsa zv/presidenti i PPE u habit, u ç’orientua krejt, sidomos nga PD, e cila është anëtare e PPE, ku ai drejton.

Mësohet se sapo ka shkuar në hotel zv/presidenti i PPE ka kërkuar ilaçe për të mbledhur veten dhe rikthyer shikimin e qartë nga ajo çka shikoi sot përballë politikanëve shqiptarë.

 LEXONI EDHE:
Negociatorët e BE deklaratë për mediat në orën 23:00

PD: Rama pranoi zgjedhjet me 16 korrik, por jo qeveri teknike

Tre pikat e draftit të negociatorëve?

Basha largohet nga Pallati i Kongreseve

Mesazhet e Ramës dhe Bashës pas takimit me negociatorët

PS flet e para. Braçe: Mazhoranca ka pranuar dokumentin

SHKARKO APP