Lulzim Basha: Edi Rama po pushton universitetet me dhunë e polici

Kreu i Partisë Demokratike nga një tryezë për lirinë e medias ka bërë thirrje policisë që të largohet nga fakulteti, pasi nuk e lejon ligji.

Basha tha se policia është në shkelje të plotë të ligjit dhe ka dhunuar studentët. “Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi Rama”, tha Basha.

“Polica nuk ka të drejtë të hyjë në universitet, përveçse në raste emergjente. Është një shkelje flagrantë e lirisë për të protestuar, por në shkelje të ligjit Edi Rama po përdor dhunë policore të kombinuar me policinë e Safet Gjicit. Sot shteti është shteti privat i Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi Rama”, u shpreh Basha.

Basha më tej u shpreh se kryeministri po propozon “policinë e mendimit” duke vepruar si autokrat.

“Sot po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me fakultetin Ekonomik ashtu si dhe mbreme tek Juridiku.

Rama po propozon policinë e mendimit, s’ka shprehje tjetër që i shkon për shtat. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar.

Ne do kundërshtojmë me të gjitha format,” tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/340806529845187/

VIDEO/Fjala e gazetarit Armand Shkullaku për projektligjin e qeverisë i cili synon të censurojë median

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/278028542868869/

Fjala e gazetarit Ylli Rakipi

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1758195120952786/

SHKARKO APP