Basha: Jemi në diktaturën mafioze të Edi Ramës
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot Edi Rama është zënë mat në mashtrimet e tij me rastin “Babale”.
Lulzim Basha tha se publikimi i kësaj dëshmie ku faktohen ndërhyrjet e shtetit, me qëllim burgosjen e gazetarëve dhe deputetëve të opozitës, tregon se kemi të bëjmë me një shtet mafioz. Kreu i PD-së tha se Edi Rama ka krijuar një shtet privat, ku qytetarët ose duhet të jenë me qeverinë e inkrimunuar, ose me bandat e krimit.
“Sot është instaluar një shtet privat i Ramës, që funksionon jashtë ligjeve dhe Kushtetutës. Rama, Xhafa, Marku kanë komplotuar bashkë për të mbrojtur një trafikant droge. Shteti i Ramës fabrikoi prova, ky është skandal”,- deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Kreu i PD-së deklaroi se shteti i Ramës ka manipuluar çdo provë që mund të sillte zbardhjen e së vërtetës. “Mbrëmë publiku e pa përbërjen e kësaj strukture, deputetë, drejtues policie që fabrikojnë prova. Drejtues të këtij inskenimi janë padyshim dhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku. Pra, kryeministri, kreu i grupit parlamentar, prokurorja e përgjithshme, drejtori i policisë kanë manipuluar të vërtetën për të mbrojtur një trafikant droge. Shteti i Edi Ramës vendosi të fabrikojë dëshmitarëve për të shpëtuar trafikantin e dënuar Agron Xhafaj dhe mbrojtësin e tij Famtir Xhafaj. I njëjti shtet që ka manipuluar çdo provë e fakt për të mbrojtur Ballën dhe Rrajën. Shteti privat i Ramës dhe vet ai kërcënuan një oficer policie. Pas kësaj bënë gjithçka me dhunë me para për të shpërfytyruar viktimën e dhunës në një peng që pështyn opozitën e median dhe përqafon dhunuesin”,- deklaroi Lulzim Basha.
Lajme të tjera për këtë argument:
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu: Mashtrim, nuk e kam marrë në makinë
- Balla: Nuk e kam takuar dhe as se njoh këtë Fred Alizotin
- “Babalja”, Krimet sekuestrojnë videon në PD
- Reagon Policia e Shtetit për videon e Alfred Alizotit
- Vasili: Rama me debilitet dhe shpinëpërkulur përpara kriminelëve
- Manjani: Prapë ekspertim zëri?! Të kujt këtë radhë?
- Sherrnajë në Klan te Fevziu (VIDEO)
- Musfata Nano, Salianjit: O koq… kandari …
Video/Deklarata e Lulzim Bashës
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/323712484876269/