Lulzim Basha: Kur do dalin para drejtësisë Tahiri, Dako e Sejdini?
Kryetari i PD, Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka folur edhe për vendimin e gjykatës së Lezhës, që liroi nga burgu Fran Frrokajn, që u arrestua para tre ditësh për tjetërsim të pronave.
Kreu i PD-së tha se drejtësia nuk po përdor të njëjtin standard si për opozitarët dhe socialisët. Basha u shpreh se drjtësia nuk po vrepron njëlloj si për rastin e Frrokajt dhe për rastet e deputetëve të tjerë të PS.
“Nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj vendimet e gjyqësorit. Drejtësia është ajo që funksionon në mënyrë të barabartë, pse nuk është arrestuar Roshi, apo socialistët e tjerë? Mos heshtni, kërkoni llogari. Rama ka një synim, të shpëtojë varkën që po mbytet. Kur do të dalë Saimir Tahiri para drejtësisë? I akuzuar nga Italia si njeriu kyçi i trafikut të drogës. Kur do të vendosen para drejtësisë kokat e policisë që janë arratisur? Kur do të dalë para drejtësisë Dako, Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes së heroinës, por edhe Gjiknuri? Këto cështje nuk mund të harrohen. Pa u vendosur këta njerëz para drejtësisë, ka vetëm propagandë” deklaroi Basha.
Gjykata në Lezhë liroi sot nga burgu kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokajn, dhe 9 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave, ndërsa ka lënë në burg 2 zyrtarë të tjerë. Pas një seance të gjatë prej rreth 4 orësh, gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Frrokajn dhe 9 zyrtarë, dhe ‘arrest me burg’ për 2 zyrtarët e tjerë, të cilët u arrestuan pasi akuzoheshin për abuzim me pronat te ‘Rana e Hedhun’. Gjithsej, policia arrestoi 12 zyrtarë, ku 2 janë lënë në burg, ndërsa 9 janë liruar dhe do të jenë në mbikëqyrje elektronike.
Gjykata ndryshon masën për kryebashkiakun, nga burg në “arrest shtëpie”