Lulzim Basha në New York në “Javën e Madhe të Pashkëve Katolike”

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara. Kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua besimtarëve në Meshën e së Dielës së Larit në Kishën Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, e cila shënon dhe nisjen e Javës së Madhe të Pashkëve Katolike.
Kremtimi i Dielës së Larit (Palm Sunday) në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Hartsdale – New York, nisi me një përshëndetje nga famullitari i kësaj Kishe Dom Pjetër Popaj, i cili i shprehu mirënjohjen zotit Basha, që iu bashkua në këtë ditë besimtarëve katolike shqiptarë që jetojnë në New York.
Pas meshës, famulltari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj dha një pritje në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” duke uruar të gjithë besimtarëve javën e Madhe të Pashkëve. Zoti Basha theksoi se me besim tek Zoti e tek Shqipëria, nëse jemi të bashkuar e me zemër të bardhë do ta bëjmë edhe Shqipërinë tonë europiane.

n16

Kryetarit të Partisë Demokratike iu rezervua dhe një pritje në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, VATRA, ku u prit nga Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj drejtues të bordit dhe anëtarë të VATRA-s. Zoti Basha zhvilloi një bashkëbisedim me drejtues dhe anëtarë të VATRA-s për situatën në Shqipëri, vizitën në SHBA dhe ndau me ta alternativën e Partisë Demokratike për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të kthyer shpresën shqiptarëve. Tre janë çështjet kryesore në të cilat u ndal zoti Basha e për të cilat ka marrë mbështetjen e SHBA-ve që janë; dekriminalizimi, reforma në drejtësi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kjo qeveri e di që gjykimi popullor po të bëhet sot apo të dielën e ardhshme do ta nxjerrë menjëherë në opozitë. Ndaj po merr të gjitha masat që t’i rrethojë zgjedhjet e ardhshme me kriminele dhe me paratë e korrupsionit. Ato 1 miliardë e 200 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit, që nuk u bënë kurrë shkolla, spitale, rroga, pensione, i bien 400 dollarë për frymë, nga ato 400 dollarë për frymë, këta mendojnë se ditën e zgjedhjeve duke iu ndarë nga 20 apo 15 dollarë për frymë do t’i blejnë edhe katër vitet e ardhshme. Po ta shikojmë vetëm matematikisht është biznes i mirë, apo jo?! Merr 400 për vit e kthe 20 për katër vjet. Por sigurisht është rrënim, shkatërrim i parikthyeshëm i Shqipërisë dhe shanseve të saj për të ecur përpara. Prandaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara dhe këtu kam kërkuar dhe kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çfarë do të kërkojmë ne konkretisht?

n15

Së pari, votim dhe numërim elektronik për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit që vijnë me trastat e korrupsionit që të blejnë apo intimidojnë votuesit, që të blejnë apo intimidojnë numëruesit e votës.

Së dyti, kufizimin e përdorimit të parasë në fushatë. Duke parë modele edhe të financimit 100% të partive politike nga financat publike dhe kriminalizimin e financimit privat.
Dhe së treti, auditimin strikt të partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë. Po të shohësh se çfarë shpenzojnë e kupton se interesat e tyre të lidhura me interesat e oligarkëve mundësojnë që në fushatat elektorale të hidhen miliona e miliona euro në çdo qytet, me një qëllim, kapjen dhe blerjen e vullnetit të qytetarëve.

Por parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, nxjerrja e kriminelëve jashtë Parlamentit, jashtë bashkive dhe zyrave të tjera të pushtetit ku kanë ardhur e ku tashmë janë të paligjshëm në raport me legjislacionin e vendit, në raport me ligjin për dekriminalizimin.

Reforma në drejtësi po jo ashtu siç e do kryeministri, që t’i presë këmbët, duart, gjuhën drejtësisë në mënyrë që të mos veprojë aty ku duhet të veprojë sa më parë, ku është lufta kundër korrupsionit. Por një drejtësi të pavarur, profesionale, të trajnuar nga SHBA-të. Një Byro Kombëtare të Hetimit që detyrë të parë të kenë vënien para drejtësisë të zyrtarëve të nivelit të lartë që vjedhin shumat e parave në nivele të tilla marramendëse. E duke bërë këtë deprivojnë fëmijët dhe familjet shqiptare nga buka e gojës, nga vendet e punës dhe nga zhvillimi. Këto janë tre çështjet për të cilat në Uashington kam marrë jo vetëm mirëkuptim por edhe mbështetje të madhe”.

Drejtuesit dhe anëtarët e VATRA-s kanë mbështetur dhe inkurajuar vazhdimin e aksionit politik të opozitës duke ofruar dhe ndihmën e tyre në këtë drejtim.

n1 n2 n3 n4 n5 n6 n7 n8 n9 n10 n11 n13 n14 n15 n16 n17 n18 n20

lul lul2 lul3

SHKARKO APP