Basha: Në Shqipëri janë 3 laboratorë kokaine. Rama ka ngritur linjë droge
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në Kuvend se vendi është kthyer në një rrugë kryesore të trafikut të kokainës.
Kryedemokrati ka raportuar të dhëna sekrete, burimin e të cilave nuk e bëri të ditur, lidhur me ekzistencën e bandave që kryejnë trafik droge. Basha tha në foltoren e Kuvendit se në Shqipëri janë 3 laboratorë për përpunimin e kokainës.
Ekzistencën e laboratorëve, Basha e mbështet edhe në faktin se droga e kapur në Durrës ishte e papërpunuar. “Droga, sipas policisë ishte e një cilësie shumë të mirë, që kishte nevojë të përpunohej dhe do të përpunohej në laborator këtu në vend:”,- tha Basha.
Duke folur për sasinë prej 613 kilogramë kokaine që u kap në Maminas, Basha tha se një sasi e tillë nuk mund të hynte në Shqipëri garanci dhe mbështetje politike.
“A mund të kryhej një operacion i tillë pa garanci më të larta politike? Kush e ka garantuar sigurinë për një operacion të tillë? Edi Rama ngritur linjë droge”,- tha Lulzim Basha.
Ai ka hedhur dyshime lidhur me përfshirjen e segmenteve shtetërore në këtë skemë trafiku. Sipas kreut të PD-së, gjithë trafiku i drogës ka garantues Kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën e stome.
Duke ju referuar fakteve të publikuara nga Policia e Shtetit, Basha u shpreh se gjithë aksioni i Maminasit ka qenë një sajesë. Sipas tij, pronari i kompanisë që solli drogën u largua nga vendi, vetëm një ditë para sekuestrimi të drogës. Basha tha se kjo tregon që atij ju dha garanci për të ikur nga Shqipëria dhe për të mos u arrestuar.
VIDEO/DEKLARATA E LULZIM BASHËS NË KUVEND
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1805678132816693/