Basha akuzon Ramën: Negociatat nuk hapen prej “tradhtarit dhe njeriut të krimit”

Sot parlamenti ka njohur përsëri debate dhe përplasje të forta mes PS dhe PD-LSI, ku kryetari Lulzim Basha ka folur dhe sulmuar kryeministrin Rama si shkak për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ai e ka quajtur Edi Ramën “tradhtar” dhe “njeri te krimit”. Ndërkohë kryeministri Rama vetëm qeshte me çka thoshte Lulzim Basha.

Basha tha në parlament: Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman, kristian demokratët gjermanë, partia jonë simotër dhe social demokratët gjermanë, partia simotër e PS-së, kanë rakorduar qëndrimin e tyre përsa i përket hapjes apo jo të negociatave.

Zonja dhe zotërinj, ashtu si Rama e di fare mirë, lajmi është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është verdikti gjerman tashmë jo vetëm i Krichbaum, por i qeverisë gjermane… se Edi Rama ka gënjyer, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Shqiptarët, populli më proevropian i meriton hapat në integrim dhe po mbahet peng nga qeveria Rama.

Basha ka vijuar me fjalën e tij, por kreu i kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën kryedemokratit pasi i kishte mbaruar koha e fjalës. Basha nuk ka lëvizur nga podiumi, e kësisoj Ruçi është detyruar të ndërpresë punimet e kuvendit.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në parlament:

I ftoj sot qytetarët shqiptarë për lajmin e keq që vjen nga Gjermania të mos e humbasin shpresë.

Ai është i keq, por nuk reflekton aspak aspiratën tonë për të qenë pjesë e Europës, por reflekton pabesueshmërinë totalë të kësaj qeveria te lidhur me krimin e oligarkët për të kryer detyrat e ngarkuara.

Pse Maqedonisë i rekomandohet hapja e negociatave pa kushte, kurse Shqipërisë i vihen kushte të rënda?

Sepse Edi Rama kryeson sot një qeveri rekord korrupsioni, që në vetëm 5 vite e gjysmë ta kthejë Shqipërinë në prodhuesin më të madhe për frymë në planet? Sepse ky ka kryer një krim të pafalshëm: Ka shkatërruar ekonominë.

Ka mbyllur ditë për ditë bizneset, ka taksat më të larta në Europë dhe e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.

Ai ka vrarë shpresën dhe ky është krimi më i rëndë i këtij eksperimenti të dështuar e me kosto që quhet Edi Rama dhe Rilindja e tij kriminale.

SHKARKO APP