Lulzim Basha: Rama u tërhoq nga ofertat. Tani drejt Kavajës!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shpjeguar para protestuesve dhe mbështetësit në çadrën e ngritur para kryeministrisë detaje nga negociatat me kryeministrin Edi Rama. Lideri i opozitës tha se Rama u tërhoq edhe nga propozimet që i loboi një javë më parë në tryezë me ndërkombëtarët duke provuar sipas tij se është pengesa e vetme për t’i hapur rrugën zgjidhjes. “Nuk do ketë as bojkot se ne nuk do rrimë duarkryq. Nuk do rrimë duarkryq, kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD dhe opozita mund të ofrojë për zgjidhjen, pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar dhe që vetë i loboi dhe që ishin shumë më pak se sa mund të lobohet për garantuar demokracinë. Sot Edi Rama vulosi faktin katërcipërisht të njohur se jo vetëm që është pengesa e vetme por dhe që nuk ka argument qenësor për t’i hapur rrugën zgjidhjes”, deklaroi kreu i PD.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të PD dhe qytetarëve që të dielën të shkojnë drejt Kavajës për të protestuar ndaj Qeverisë.

Basha tha se nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri nëse nuk ka zgjidhje të vërtetë për krizën. Kreu i PD u shpreh i gatshëm për çdo kompromis që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Sot përfaqësuesit e republikës së vjetër u ulën në tavolinën e presidentit për të gjetur një dialog për krizën që është produkt i 4 viteve të qeverisjes së Ramës. Unë shkova në tryezë me vullnetin për të mos përfituar nga qëllimet e mija personale, por për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por për votën e lirë. Shkova me zotimin e ndërkombëtarëve dhe të PPE se nuk lëmë asnjë kompromis që garanton zgjidhje të lira dhe të ndershme. Dje kambanat e Evropës kanë rënë edhe për Edi Ramën . Shqipëria është në krizë politike. Droga dhe krimi janë kërcënimet kryesore për zgjedhjet e ardhshme. Pa zgjidhje të vërtetë nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri. Nuk do ketë as bojkot”- tha Basha”- tha Basha.

SHKARKO APP