Lulzim Basha shpjegon vettingun: Pesë rregullat për politikanët

Lulzim Basha nuk tërhiqet nga ideja e vettingut të politikanëve. Përmes një video-postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike ka shpjeguar pesë pikat kryesore sesi do të bëhet kontrolli i politikanëve.

Në videon e publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha thekson se vetingu në politikë nuk do të bëhet nga politikanët. Basha shpjegon se kontrolli i politikanëve do të kryhet nga profesionistë të pavarur nga partitë politike, të cilët do të mbikëqyren nga ndërkombëtarët.

Gjithashtu kreu i PD shton se vettingu që propozon PD nuk do të jetë i varur nga venttingu që do të kryejnë institucionet e drejtësisë.

Propozimi i opozitës për vettingun e politikanëve është depozituar si kërkesë në Kuvend. Për të realizuar këtë nismë duhet që edhe mazhorancë të jetë dakord, pasi kthimi në ligj i saj kërkon ndryshim të Kushtetutës.

Mazhoranca është kundër këtij projekti të opozitës. Për të fituar kohë, Partia Socialiste pritet që kërkesën e opozitës ta dërgojë në Komisionin e Venecias për një mendim më profesional nga pikëpamja juridike.

5 rregullat e Lulzim Bashës për vetingut në politikë

Së pari, vettingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi.

Së dyti, struktura e vettingut do të p[përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.

Së treti, vettingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.

Së katërti, vettingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.

Dhe së pesti, vettingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendit dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/329058650974518/

SHKARKO APP