Lulzim Basha: Tarifa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet përfundimisht
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dënoi ashpër në Facebook “arrestimet në mes të natës të qytetarëve të Kukësit dhe dërgimin e tyre në Tiranë”, të gjitha të kryera, sipas tij, në shkelje të të drejtave të tyre themelore.
“Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës. Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës, të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre”, shkroi Basha.
Kreu i PD, në reagimin e tij, kërkoi që tarifa e rrugës së Kombit duhet të hiqet përfundimisht.
Reagimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha
Dënoj ashpërsisht arrestimet në mes të natës të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në Tiranë, të gjitha të kryera në shkelje të të drejtave të tyre themelore.
Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës.
Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre.
Policia dhe prokuroria janë të dorëzuara para trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar por po keqpërdoren kundër qytetarëve që protestojnë kundër një tarife korruptive që i grabit, varfëron dhe i izolon për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij.
Tarifa e Rrugës së Kombit ka vetëm një qëllim: të grabisë qytetarët për të pasuruar Edi Ramën, i cili shpërdoron dhe vjedh 200 milionë euro taksë qarkullimi cdo vit për mirëmbajtjen. Edi Rama duhet të japë llogari se pse i shpërdoron dhe nuk i përdor këto fonde për mirëmbajtjen e rrugëve.
Vjedhja dhe shpërdorimi i fondit 200 milionë euro është arsyeja pse Rama vendosi tarifën nga 5 në 32 Euro në Rrugën e Kombit. Do të mjaftonte një e dhjeta e këtij fondi për këtë mirëmbajtje. Rama zhvat qytetarët me tarifën e Rrugës së Kombit për të mbuluar vjedhjen e fondit 200 milionë euro në vit.
Tarifa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet.
e arrestuar në mes të natës duhet të lirohen. Dhunuesit e tyre duhet të ndëshkohen
Partia Demokratike mbështet qytetarët dhe të drejtat e tyre dhe do jetë me ta në çdo moment.
Lexoni lajme të tjera për protestën në Kukës
Rama: Tufa e vandalëve do të marrë ndëshkimin që meriton
Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!
Vasili: Rama e urren Kosovën, e sheh si klient
Kryebashkiaku i Kukësit: Nuk e takoj Ramën
Qytetarë dhe deputetë në komisariat: Lironi djemtë tanë
Spaho: Situata mund të eskalojë