Topalli apo Bregu, Presidente Republike?
Ka informacione se në këtë situatë konflikti politik mes PS dhe PD, Edi Rama po kërkon me insistim një emër nga radhët e PD-së që ta propozojë si kandidate për Presidente, pasi me këtë rast bën një rrugë e dy punë: Edhe përçan PD-në dhe protestën e saj, por edhe zgjedh një femër Presidente. Ndaj në seancën e parë të datës 19 prill për procedurat e zgjedhjes se presidentit nuk do të ketë asnjë emër. Nuk dihet mendimi i LSI në këtë lojë fine të Kryeministrit Rama, por deri tani ka informacione se Edi Rama ka folur me deputeten e PD-së Majlinda Bregu, e cila e ka pranuar kandidimin. Bile ka pohuar se nëse vendos përfundimisht ajo do të sjellë në sallën e Kuvendit edhe 9 deputetë të tjerë demokratë, duke thyer bojkotin e PD-së. Majlinda Bregu njihet si mbështetëse e Edi Ramës në Bruksel. Por edhe LSI ka një kandidat të fortë nën dorë.
Gjithashtu ka edhe një informacion tjetër, të besueshëm, që kryeministri ka tentuar në një kanal komunikimi edhe me Jozefina Topallin, ish-kryetaren e Kuvendit dhe ish-nënkryetaren e PD-së. Nuk dihet akoma përgjigja e Jozefina Topallit për propozimin për Presidente Republike. Nëse zonja Jozefina Topalli do kandidohej do të ishte e para katolike në historinë e shtetit shqiptar si kryetar shteti. Një derë plus për Shqipërinë drejt Vatikanit dhe BE.
Deri tani shteti shqiptar ka patur kryetar shteti nga komuniteti ortodoks dhe mysliman, por asnjëherë nga katolicizmi.
(Marrë nga www.spjv.it)