Majlinda Bregu, Bashës: Si e bën “Qeverinë Teknike” kur nuk ke vota?!

Deputetja Majlinda Bregu thotë se është dakord që të ketë qeveri teknike, por se opozita sipas saj nuk mund të ndajë dy aleatët qeverisës.

Sipas Bregut, opozita nuk mund ta arrijë një qeveri teknike, pasi qeveria jo teknike sipas saj ka mbi 3/5-at e parlamentit

Majlinda Bregu:

Shume dakord qe te ketë qeveri teknike deri ne zgjedhje! Kush nuk do ta donte po te ishte ne opozite dhe perballe t’kishte alternativen e manipulimit te sigurt te zgjedhjeve te ardhshme me financime Hashashi, tenderash, korrupsioni dhe jo vetem! Dhe fatkeqesisht ia dalin me kete se njerezve ju ka shkuar ku s’ mban me!

Po si mund te arrijme tek qeveria teknike kur qeveria joteknike ka mbi 3/5-at e parlamentit qe jane paja e çiftit te palumtur???  Kush beson se partneret e çiftit te palumtur e duan këtë?! Se këta të dy çfarë premtojnë natën e prishin ditën. E kanë ndarë mendjen te ndahen keta cifti i palumtur, apo do t’ i ndajmë në në opozitë? Pastaj, e pse te ndahen ata kur dashuria e tyre per pushtetin eshte dukshem me e forte se sa urrejtja per njeri-tjetrin?!

Apo do bindim partnerin tone konsensual qe te binde partnerin e tij konfliktual dhe te vine drejt nesh te ndare, për t’u ribashkuar në një qeveri ku do kenë me pak për te shpërndarë për oborrtaret e tyre?!

Po ja nuk i bindem qe te ndahen,keta qe na jane bere si Yin e Yang, pastaj si do i’a bejme?!

Apo do t’i kerkojme popullit qe te dale e t’u thote ndahuni ju te dy Politikisht, Rilindni edhe njehere teknikisht, se keshtu mund te kontrollojme edhe konsensualin edhe konfliktualin!

E kam nje dyshim te forte se mos sa me shume perpiqemi t’i ndajme ne keta, aq me shume i bindim se bashke jane me mire!!!

Halli i tyre kjo marredhenie, jo i demokrateve.

Por kryepyetja qe kam eshte:

Çfarë do të ndodhë me reformën zgjedhore?! Asnjëra nga dy partitë qeverisëse nuk ka çuar ende asnjë propozim ne Komisionin e Reformës Zgjedhore megjithëse i yni ka tre muaj qe eshte depozituar.
Atëherë?
Nuk behet Reforma Zgjedhore?
Domethene mund te shkojme ne zgjedhje me Marreveshje Partiake pa Reforme Zgjedhore???

Pse nuk thone çdo bëjnë me Reformën Zgjedhore as Konfliktuali dhe as Konsensuali?!

Kam frike se ajo qe duam ne me plot te drejte, nje Reforme Zgjedhore per te garantuar Zgjedhje te Lira e te Ndershme,dhe sigurisht edhe si garanci për çeljen e Negociatave po behet viktime e radhes e pazarit te ri te Ciftit Te Palumtur!

SHKARKO APP