Manjani: Çfarë provash kërkon Rama për Tahirin? Artën e ka në xhep…
Nga Ylli Manjani.
Çfarë provash kërkon ky mo?!
Provat që ka fshehur dhe zhdukur vetë? Po ku ti gjejnë Prokurorët?! Ku është Audi? Pse nuk gjen policia?
Po Nezir Seitaj? Kush e ekstradoi pa ligj? Pse u dënua Dritan Zagani, denoncuesi i vetëm që në atë kohë? Pse nuk i merret një dëshmi zyrtare?!
Pse u vonua kontrolli i banesës? Po Sota, shoferi, skafet parentat etj etj, ku janë?! Pse nuk dëshmon vetë në Prokurori? Ai ishte eprori i ministrit të tij. C’di ai për trafikun dhe rolin e shtetit të tij në bisnesin më të ndyrë që bëri?
Pse e largoi Artan Didin?! Ç’bisedë bëri me të para se ta hiqte nga policia? Kujt ja kërkon provat ky?! T’ja gjejë “polici gjyqsor” politik, shoku Xhafa!
Artën e ka në xhep! Tashmë është vetë zot e vetë shkop. Edhe me rekomandim në xhep, biles!