Manjani: Mbahuni! Iku një vit. Edhe tre kanë mbetur

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se qeveria nuk rrëzohet me protesta, apo formula parlamentare dhe e vetmja rrugë sipas tij janë zgjedhjet.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Manjani parashikon se zgjedhjet e ardhshme do të jenë diku nga fillim vera e vitit 2021, dhe shton se deri atëherë qytetarët duhet të zbërthejnë mirë mashtrimin e për minutshëm të këtij modeli që qeveris.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Mbahuni!

Iku një vit. Edhe tre kanë mbetur.

Kushdo që ka iluzion se qeveria e supër blinduar me vota, do rrëzohet me protesta apo me formula parlamentare, e ka gabim. E ftoj të qetësohet dhe ta marrë shtruar.

Se ja u mbush sheshi me protestues, e ça pastaj?! Si bie qeveria?!

Fundja, ja ta zëmë se ra dhe qeveria, e ça pastaj? Do ndërtojë po i njëjti bark politik një qeveri të njëjtë me këtë që është.

Duhet mbledhë mendja se qeveria zëvendësohet vetëm me zgjedhje. Nuk ka asnjë kuptim që ti kërkohet opozitës të mbushë sheshet me njerëz, ndërkohë që qeveria mbush kutitë me vota!!!

Ndaj data që do vendoset për qeverinë do jetë diku nga fillim vera e vitit 2021…

Deri atëherë duhet ta zbërthejmë mirë mashtrimin e për minutshëm të këtij modeli që qeveris. Ndërkohë duhet të ndërtojmë një model tjetër.

SHKARKO APP