Ministri Brendshëm: ”Manovrat e rrezikshme me makina s’do të tolerohen nga policia”

”Parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme të drejtuesve të mjeteve në rrugë, nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit”,-tha ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, duke treguar me video manovrat e ndryshme rrugore që ndalohen me ligj.

”Ja dhe “trimat” në timon me parakalime të gabuara e manovra tejet të rrezikshme, që kurrsesi s’do të tolerohen nga Policia e Shtetit! Nëse mendoni se mund t’i fshiheni efektivëve të rrugores, syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk mund t’i shpëtoni sidoqoftë. Çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë dhe sjellje të tilla të rrezikshme do të ndëshkohen”,tha Lamallari.

Falë teknologjisë bashkëkohore, Policia e Shtetit po patrullon terrenin dhe monitoron qarkullimin rrugor, duke nënvizuar se çdo gabim në timon mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?