Maqedonia, shtatore 32 m të lartë për Nënë Terezën.Tirana një pllakë rruge!
Përmendorja gjigante e Nënës Terezë në sheshin e Maqedonisë në Shkup, e cila do të kushtojë afërsisht 5.5 milionë euro, duhet të jetë gati deri në prill të vitit 2017, 8 muaj pas shenjtërimit të saj, raporton Telegrafi Maqedoni.
Përmendorja, ndërtimi i së cilës filloi në tetor të vitit të kaluar, do të jetë e lartë 32 metra. Sipas projektit, përmendorja do të jetë objekt me tarracë dhe me shatërvan.
Në shatërvan do të ketë edhe skulptura e Nënës Terezë me një fëmijë të sëmurë si edhe shumë skulptura për rreth, të gjitha prej mermeri të bardhë.
Maqedonia ka disa projekte për nder të figurës së Nënë Terezës. Ndërkohë në Tiranë, i vetmi investim ishte vendosja e një pllake 50×50 Cm në Sheshin “Nënë Tereza”, ku edhe foto e vendosur nuk është ajo me te cilën bota e njeh Nënë Terezën, si e përvuajtur nga pesha e halleve dhe dashurisë për të varfërit, të sëmurët.
Edhe aktivitetin me artistët me të njohur shqiptarë nëpër botë në Vatikan e organizoi qeveria e Kosovës.