Maringlen Disha e ndjek votën edhe në Greqi
Jemi në kulmin e fushatës elektorale. Kushdo kandidat serioz që është pranë fitores lufton për çdo votë.
Nuk ka vota me telefon si dikur (edhe ajo mund të ndodhë), por kryesisht sot njerëzit duan ti takosh dhe të dëgjojnë sa peshon si kryebashkiak i ardhshëm dhe sa mund të zgjidhesh problemet e interesat e komunitetit.
Një prej kandidatëve për kryebashkiak është edhe Maringlen Disha, një njeri që kandidon për bashkinë e Librazhdit. Duke ardhur nga fusha e administratës dhe administrimit, Disha e di se duhet premtuar dhe realizuar gjërat që rritin anën ekonomike të familjeve.
Nuk ka më militantë si në vitin 1991!
Njerëzit duan punë, mirëqënie, siguri dhe të gjejnë forma të ndryshme për ta kthyer zonën edhe në zonë turistike malore, ku të vijë turisti dhe leku me të. Por nuk janë të paktë emigrantët që kanë bërë histori biznesi atje ku ndodhen. Në Greqi ka një komunitet të fortë nga Librazhdi.
Ndaj Maringlen Disha ka gjetur kohë të niset me urgjencë në Veria të Greqisë, atje ku ka emigrantë nga zona e tij.
Pas takimit me ta ai shkruan: “Një bisedë e ngrohtë me miqtë në Veria ku në fokus është Librazhdi ynë!
Me miken Armida Plangarica Kryetare e Partisë Socialistedega Greqi e Veriut, gjithashtu edhe Kastriot Kopaci Kryetar i Partisë Socialiste dega Veria”- përfundon Disha.