Marrëveshja me Greqinë. Meta i kërkon informacion zyrtar Ramës

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacion zyrtar nga Këshilli i Ministrave lidhur me zgjerimin e Greqisë më 12 milje në detin Jon.

Në letrën për kryeministrin, Presidentit kërkon informacion rreth asaj çfarë ka biseduar me homogun grek Kiryakos Mitsotakis dhe veprimet që do të ndërmarrë qeveria shqiptare mbi këtë çështje.

“Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj një informacion të detajuar për;

-komunikimin që kini zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë për këtë çështje.

-qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë dhe ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij.

-veprimet që planifikohen të ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, thuhet në letrën e kreu të shtetit.

https://arkiva.kohajone.com/alarmi-i-kolonelit-myslim-pashaj-me-zgjerimin-12-milje-greqia-merr-territor-nga-shqiperia/

SHKARKO APP