Marshi luftarak i LRI kundër qeverisë: Piktori i jeshiles, shite vendin për karrige… (VIDEO)

Në përfundim të Akademisë Verore të LRI në Jalë, të rinjtë e kësaj force politike kanë prezantuar dhe marshin e rinisë.
Me stilin e këngëve luftarake, të rinjtë e LRI i drejtohen Ramës me shprehjet “piktori i jeshiles”, që shiti “toka” dhe “shokët për karrige”.

Video bën thirrje për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

TEKSTI I MARSHIT TË RINISË

Çohuni djem o edhe vajza se rinia është e para.
Mbas BURRNESHËS shkoni të gjithë, ta rrezojmë këtë qeveri.
Shiten det e falen toka, por Shqipëria është e jona.
Në dorë të piktorit s’lehet vendi, ai nuk është një burrë shteti.
Çohuni djem o edhe vajza se rinia është e para
O piktor i jeshiles shite shokët për karrige.
Saje qorri ku je ti? Edi Rama të shiti ty.
Nuk shef arsim në vendin tonë shef veç parcela me drogë.
Shqipëri moj sa durove? Koncesionet s’po mbarojnë.
Taksa këtej taksa andej, ky piktori po na rrjep.
Çohuni burra çohuni gra, gjithë rinia ne na la,
Thonë të ardhme këtu nuk gjejnë, mafie këtej, mafie andej
Shqipëri moj zonjë e rendë, ku dot shkoje ky halli jot?
Ne nuk ikim nuk te leme, piktori këtu nuk ka vend
Të iki ai nga vendi jonë është e jona Shqipëria Mëmë.

Video e të rinjve është postuar në Facebook edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Rinia e Tiranes do permbyse narkoshtetin! Nje shtator i tmerrshem per Noriegen dhe narkoqeverine e tij. Nderim te rejave dhe te rinjve te Tiranes! Fitore! sb”,- shkruan Sali Berisha.
Video ka “pushtuar” rrjetet sociale.

SHKARKO APP