Masa ekstreme për sigurinë e Presidentit turk Erdogan në Tiranë

Masa ekstreme nga policia e shtetit për vizitën e Presidentit turk Erdogan në Tiranë. Erdogan ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 11.14.

Mbi 850 forca policie janë të angazhuara për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë vizitës së tij.  Në këto masa sigurie  janë forcat e Antiterrorit, Garda, FNSH, RENEA, efektivë të rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës do të jenë të dislokuar në terren.

Edhe shërbimi serkete ka plot agjentë në terren. Policia ka vendosur në kontrollet grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.

Masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit janë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese turke. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij do të bëhet grupi i posaçëm i eskortës së tij të sigurisë, mbështetur edhe nga Garda e Republikës dhe RENEA.  Por për siguri shtesë nga Ankaraja (Turqi) kanë mbërritur efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend.

Agjenda e takimeve:

11:30 – 11:40

Ceremonia e pritjes në Presidencë

11:40 – 12:40

Takim koke me koke me presidentin Begaj

12:40 – 13:40

Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00

Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30

Deklaratë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30

Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

SHKARKO APP