Masa ekstreme policore me 1200 policë.Pritet protestë e dhunshme

Mbi 1200 efektivë të policisë do të përfshihen nesër kundër protestuesve. Burime nga Drejtoria e Qarkut Tiranë thonë se kanë informacione se protesta do të jetë e dhunshme dhe me perplasje nga palët.

Policia thotë se të rinjtë pranë parkut janë nën survejim dhe kanë plane për të sulmuar rrethimin e plotë të parkut.

Ndërkohë, Policia Bashkiake do të vazhdojë ruajtjen me turne të pjesës së parkut të lodrave.Momentalisht ka mbëritur hekuri dhe pritet hedhja e betonit nesër çka do të sjell përplasjen e madhe.Burime nga aktivistët thanë se ata do e pushtojnë me çdo çmim hapsirën e rrethuar. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë do zbarkojnë atje për të mbështetur Policinë e Rendit.Burime pranë Boldnews konfirmojnë se mbasditen e sotme nga shoqëria civile do të bëhet një mbledhje ku do të pëcaktojnë edhe ata strategjinë që do të përdorin në protestën e paralajmëruar ditën e nesërme.

Në një komunikim me ta mësohet se në orën 11.00 do të mblidhen para Bashkisë e më pas do të marshojnë drejt Parkut të Liqenit. Mendohet se do te jen diku mbi 5 mije protestues te shtunen ora 11.00 tek Liqeni.

Pas dhunës fizike të ushtruar pak ditë më parë ndaj 5 aktivistëve të shoqërisë civile nga punëtorët e firmës që po ndërton këndin e lojrave në sy të policisë, duket se është shtuar intesiteti i vullnetit nga shoqëria civile për të ndaluar betonizimin e Parkut të Liqenit. Nisur nga këto fakte pritet që ditën e nesërme në orën 11.00 protesta do të ketë dhe shfaqje dhune, shkruan Express. Madje shoqëria civile ka paralajmëruar të gjithë qytetarët nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale që të bëhen pjesë e tyre për të ndalur ndërtimin e këndit të lojrave tek Parku i Liqenit.

SHKARKO APP