Mashtrimi dhe zhgënjimi i madh me emrin Pandeli Majko!

Deputeti i PS, Pandeli Majko, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Pandeli Majko, during a parliamentary session.

Nga Enver Bytyçi

Mashtrimi dhe zhgënjimi i madh me emrin Pandeli Majko!

Po çahen mediat e portalet prej kohësh për shkak të qëndrimeve kundër Kosovës të Edi Ramës dhe të bashkëpunimit të tij pa kushte me Beogradin. Në këtë valë revoltash të pafund ndaj kryeminisrtit të Shqipërisë pritej që anëtari i kabinetit të tij, Pandeli Majko, më e pakta të distancohej prej tij e të jepte dorëheqje.

Majko kishte dhe ka ende arsye ta bëjë këtë, të distancohet nga shefi i vet, Edi Rama, së paku sa i përket Kosovës dhe sjelljes brutale ndal lidershipit të saj. Por në vend të dorëheqjes dhe reagimit, pamë një status urimi për Krishtlindje me një shënim absurd. Ai Majko “patriot” dhe i ngjizur në memorien e Kosovës, paska qenë marionetë edhe asokohe, ashtu si sot. D.m.th nuk paska bërë asgjë për patriotizëm, por thjesht se të tilla ishin situatat dhe kështu i kanë thënë të veprojë.

Një patriot i vërtetë nuk qëndron pas prapanicës së një kryeministri që tradhëton interesat e kombit shqiptar dhe punon për interesat e një kombi tjetër, armik historik i shqiptarëve!
Dhe ne e dinim se Majko, me emër serb, do ishte vërtet antiserb, në kuptimin e veprave të shëmtuara të Beogradit në Kosovë?! Mashtrim dhe zhgënjim i madh!

SHKARKO APP