Mazhoranca sulmon Klodianën me armë dhe Blushin me Taulant Ballën

Mazhoranca është në krizë dhe alarm, pasi fillimi i sesionit të ri parlamentar të shtatorit do ta përballë me opozitën kaq keq sa nuk dihet përfundimi. Sidomos me datë 13 shtator (13-ta është edhe numër ters), kryeministri do të kalojë në sallën e kuvendit me forcën e kartonit ligjin për shembjen e Godinës së Teatrit Kombëtar dhe ku opozita do të bëjë përleshje në sallë dhe jashtë sallës me popull. Lulzim Basha dhe  Monika Kryemadhi atë ditë do thërrasin popullin për të rrethuar Kuvendin, ku do jenë brenda deputetët.

Po kështu skandalet nuk ndalojnë, sepse Lulzim Basha do të nxjerrë disa dokumenta për një ministër të Edi Ramës, ku natyrisht nuk mund ta mbajë asnjeri në qeveri. Situata ekonomike duket jo mirë, investimet turke janë bllokuar sidomos për aeroportin e Vlorës, duke ditur se Turqia është në krize valute dhe në sherr me SHBA. Me sa duket Rexhep Erdogan do të mbahen mend si sulltani turk që e rrëzoi një prift amerikan!

Përveç kësaj dilema e kryeministrit nëse duhet apo jo ta ndryshojë kabinetin qeveritar, pasi ka përplasje rrymash e klanesh në PS; të gjitha këto kanë sjellë që krimi që kontrollojnë si mazhorancë t’u dalë nga duart. U ka dalë nga duart pasi krimi qëllon mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala. Dhe këtu kanë bërë autogol, pasi zhurma ndërkombëtare ndaj rastit të gazetares Lala do të vijojë të jetë e madhe. Pra klanet e krimit, të kritikuar nga Klodiana Lala dhe që duket se janë pjesë e qeverisjes së PS-së, morën guximin të qëllojnë. Kjo është e rrezikshme jo vetëm për median, por edhe për shoqërinë në përgjithësi.

Në këtë kaos total në mazhorancë, u del edhe dosja e biznesmenit të dënuar në Itali dhe që Taulant Balla deklaroi se e ka mik të ngushtë, bile edhe mik shtëpie. Dhe Top Channel, tashmë me drejtor të përgjithshëm Ben Blushin, jep në lajme kryesore rastin në fjalë pasi akuzohet edhe numri dy në PS, Taulant Balla. Ky është lajm dhe nuk mund të fshihet. Mëqënëse iu djeg fort dosja e biznesmenti të dënuar, por që ka marrë miliona euro tenderime nga shteti si dhe mëqënëse nga kronikat e TCH prokuroria e krimëve të rënda ka hapur hetim penal, numri dy në PS dhe numri një i deputetëve socialistë, Balla fillon sulmin ndaj Ben Blushit. I pyetur nga një media Taulant Balla thotë se “Kam kohë që nuk i shoh lajmet e Topit, që kur kryetari i një partie kot u bë Drejtori i  televizionit të Tanit”.

Kjo tregon inat, mëri, edhe miopi politike. Flet hapur se ke humbur toruan si shef i deputetëve të mazhorancës. Top Channel mbetet lider në informacion të paanshëm, dhe nuk mund kurrsesi të thuash se nuk e shoh për ta injoruar. Nuk shikon lajmet që lidhen me Taulant Ballën, kjo mund të pranohet pasi është dosje e nxehtë penale. Por të shprehet numri dy në PS, ndërkohë që kryeministri Rama mban raporte korrekte me TCH, kjo mbetet të thuash se ku ka rënë PS-ja nga koha e Fatos Nanos dhe kur kishte sekretar të përgjithshëm të kryeministrisë pikërisht Ballën.

SHKARKO APP