Mbërrijnë në Tiranë laçianët e “skuadrës së zjarrit” të demonstratës!

Demokratët e Saliut sonte duan të bëjnë rremujë në Tiranë. Ata protestojnë që të lirohet Berisha dhe Salianji.

Një pjesë e tyre nga rrethet janë akoma rrugës drejt Zogut të Zi, por mësohet se tani kanë hyrë në kryeqytet prej 30 minutash laçianët e “skuadrës së zjarrit”, të cilët në çdo protestë normale vijnë me shishe molotovi në çanta. Ata përherë bëjnë zjarr dhe tym.

Ambasadës e huaja u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që ndodhen në Tiranë që të shmangin lëvizjet sonte sepse demonstrata do të jetë e dhunshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministria ndodhet e blinduar dhe e rrethuar me qindra forca policie e dhjetra makina gazlotësjellëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha dhe Meta kanë bërë thirrje që sonte fillon mosbindja civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?