Mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen në një ditë në Aeroportin e Rinasit
Kryesore E Mërkurë, 5 Qershor 2024 22:31
“Mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen në një ditë në Aeroportin “Nënë Tereza”, i cili përveçse e ka nxjerrë qysh prej vitit të shkuar Shqipërinë në krye të klasifikimit të Agjencisë Europiane të Transportit Ajror, për rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve krahasuar me vitin para pandemisë, tanimë ka zënë kreun e aeroporteve të rajonit duke kapërcyer Beogradin, aeroportin me traditën më të madhe në rajon për numër fluturimesh e pasagjerësh dhe duke tejkaluar me disa vite, çdo parashikim në këtë aspekt të planit tonë #Shqipëria2030🇦🇱 kampione e Ballkanit në Turizëm”- shkruan kryeministri Rama.
*Pamje nga Kulla e Aerodromit
Qëkur e mori nën administrim Kastrati Group aeroporti është bërë modern europian.