Mbretëresha e këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha pritet nga Presidenti Meta

Presidenti i Republikës Meta ka pritur sot në presidencë artisten e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha.

Ja se ç’shkruan Ilir Meta në profilin e tij në Facebook:

Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada.
Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha! (Ilir Meta)

SHKARKO APP