Mbyllet protesta paqësore me provokim dhe gaz lotsjellës nga policia
Pas rreth 4 orësh orësh protesta është mbyllur. Ndryshe nga ditët e tjera, protesta e sotme ka qenë paqësore dhe nuk ka pasur akte dhune nga ana protestuesve. Ndërkohë që policia ka provokuar me gaz lotsjellës qytetarët dhe ka përdorur ujë me presion.
Gjithashtu, policia ka nisur arrestimet e protestuesve edhe pse nuk ka pasur akte dhune. Portestuesit e nisën sonte protestën nga sheshi “Skënderbej” e më pas shkuan te kryeministria. Edhe atje protestuesit ishin paqësor, me parulla dhe pa asnjë djegie apo prishje të objektëve publike. Më pas turma u nis drejt drejtorisë së policisë së Tiranë për të kërkuar lirimin e të ndaluarve padrejtësisht, sidomos të miturve. Te Ura e Lanës që çon te drejtoria e policisë, forcat me një skenar mizor, u turrën drejt turmës paqësore me gaz lotsjellës.
Pas kësaj protestuesit u ndanë në dy drejtime; njëra nga ish-kinema Agimi drejt Bulevardit, kurse pjesa tjetër me të rinjë e të reja drejt librit Universitar dhe më pas para kryeministrisë.
Protesta ishte paqësore. Por vetëm paqësor nuk ishte policia e shtetit e cila provokoi se donte dhunë.
Lexoni edhe…
- Forcat speciale nisin sulmin pa asnjë shkak. Policia provokon qytetarët dhe nis arrestimet
- Ironi e të rinjve me Ramën: Jepi Edi halabaku, hidh më shumë gaz…helmoi të gjithë
- Mijëra vetë para kryeministrisë kundër Kryeministrit
- Protestë në Nju Jork për vrasjen e Klodian Rashës
- Të arrestuarit për protestën e së enjtes, Gjykata lë në burg 3 qytetarë
- Të miturit në protestë, UNICEF: Të shqetësuar për arrestimin e tyre
- Protestat/ Shikoni si e nxjerrin me barelë të riun nga Drejtoria e Policisë (VIDEO)
- Ky brez ka zgjedhur REVOLTËN!
- Protestat në vend, polici i mbyll gojën dhe dhunon qytetarin (VIDEO)
- Ultrasit e Tiranës letër babait të Klodianit: Vrasja e tij na përket të gjithëve
KOHA JONË SONDAZH

