Me 1 nentor Ben Blushi themelon partinë e re “Lista e Barabartë”

Me në fund Ben Blushi me datë 1 nentor  ora 18.00 në Akadeninë e Artëve në Tiranë themelon partinë me të re politike me emrin “Lista e Barabartë”.

Deputeti Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi dolën hapur kundër praktikës së Edi Ramës se si e drejton PS-në, pasi sipas tyre nuk ka më PS por Rilindje që ka shkatërruar vlerat e së majtës. Ben Blushi ka nisur një udhë të re me mijëra të tjerë, ku duket që në emrin e partisë “Lista e Barabartë”, pra të gjithë të barabartë. Kjo duket risi në politikën shqiptare.

Tabloja e politikës shqiptare do të ndryshojë ndjeshëm pas daljes në skenën politike të “Lista e Barabartë”. Sondazhet tregojnë se do të marrë shumë vota nga socialistët e zhgënjyer nga Edi Rama dhe PS. Dhe jo vetëm nga PS. Edhe nga elektorati gri që ka qëndruar indiferent nga mosbesimi ndaj kësaj klase politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas datës 1 nentor elektorati do të ndryshojë. PS-ja duhet të bëjë mirë llogaritë për të mbajtur pushtetin deri në zgjedhje, por edhe pas zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?