Më 13 dhe 14 janar bllokohet rruga Tiranë-Rinas. ARRSH: Ja si mund të shkoni në aeroport…
Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, në datat 13 dhe 14 janar do të ketë bllokim të daljes Tiranë – Rinas. ARRSH njofton se bllokimi do të nisë nga ora 20:00 e 13 janarit deri në orën 06:00 të 14 janarit.
Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
• Rruga dytësore: Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
• Rruga Kashar – Thumanë

KOHA JONË SONDAZH

