Me 20 qershor pretenca për Doshi-Frroku-Bami

Nuk është mbyllur dosja e bujshme e atentatit të pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi, tre vite më parë. Ajo ka dalë prapë në publik këto javët e fundit. Më 20 qershor, Prokuroria do të japë pretencën për të akuzuarit e kësaj çështjeje, deputetin Tom Doshin, ish-deputetin Mark Frroku dhe “ekzekutorin e penduar” Durim Bamin.

Të tri akuzohen akuzohen për kallëzim të rremë. Sipas tyre ish-kryetari i Kuvendit kishte porositur “vrasjen”.  Të tre akuzohen akuzohen për kallëzim të rremë, fabrikimin e një skenari.

Në vitin 2015, ishte deputeti socialist atëherë, Tom Doshi, i cili shpalli publikisht se ndaj tij dhe kolegur demokrat Mhill Fufi ishte kurdisur vrasje nga ekzekutorë me pagesë dhe përfshiu në aferë edhe Ilir Metën, atëherë drejtuesi i LSI-së. Doshi tha se e kishte mësuar vrasjen e porositur nga vetë vrasësi i penduar, Durim Bami. Po ashtu ai solli si dëshmitar edhe ish-deputetin Mark Frroku. Në atëkohë u angazhua fort edhe ish-ministri Tahiri, i cili e komplikoi hetimin me disa deklarata që nuk dihet nga cila skutë politike dilnin. Tashmë duket se kishin prapavijë nga selia e PS.

Pas hetimeve që kanë zgjatur rreth 3 vjet, më 20 qershor pritet çfarë dënimi do të kërkojë prokuroria për të tre akuzuarit.

Kjo çështje trazoi shumë politikën shqiptare asokohe, ndërsa po i vjen fundi. Mësohet se pretenca e e prokurorisë do jetë me burg. Do të jetë gjykata e cila do vlerësojë se çfarë dënimi do të jap për të tre; një deputet, një ish-deputet dhe një qytetar nga zona e FushëKrujës.

SHKARKO APP