Me Italinë,me Anglinë apo me Shqipërinë e keni mendjen si trajner, zoti De Biasi?!
De Biasi bëri histori për kombëtaren shqiptare, sikurse edhe për vete. Gjithsesi ai mbetet hero në sensin e asaj që futbollin tonë e futi në Europian. Por thonë se kur arrin majën, fillon zbritja!
De Biasi pati disa tentativa për t’u bërë trajner i kombëtares italiane dhe do të ishte një gjë e bukur për të, por edhe për ne shqiptarët sepse morëm dhe nxorëm një trajner të madh. Duket se Italia nuk po i buzëqesh italianit De Biasi. Erdhi nga Europiani ku pati njëfarë çoroditje publike se De Biasi këmbët i ka në Tiranë, por mendjen në Itali. Zemrën mbetet e natyrshme se e ka atje, porse trajneri ynë duhet ta ndajë mendjen pasi njëherë deklaron se do të vazhdoj edhe me eliminatoret e boterorit me Shqipërinë dhe nga ana tjetër thotë se Anglia do të ishte endërra e tij, dhe kjo sikur e ç’oritenton ekipin kombëtar. Këto ditë ai ka dhënë një intervistë për “SunSport”.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi ka shprehur dëshirën për të drejtuar Kombëtaren Angleze të Futbollit. Në një intervistë për prestigjiozen britanike ‘SunSport’, De Biasi mendon se mund të jetë trajneri i duhur për drejtimin e ‘Tre Luanëve’, pas zhgënjimit të Anglisë në EURO2016.
Federata angleze është duke mbyllur bisedimet me trajnerin Roy Hodgson, i cili u largua nga drejtimi i Anglisë.
“Jam i nderuar që emri im mund të lidhet me Kombëtaren Angleze. Lojtarët kanë talent dhe cilësi të mira. Të punoj si trajner i Anglisë është një mundësi e madhe e cila nuk mund të refuzohet. Jam i bindur që ne do të marrim rezultate të mira së bashku”, u shpreh tekniku italian për The Sun, duke shfaqur hapur dëshirën për t’u bërë trajneri i ri Anglisë.
Roli i trajnerit është i pazëvëndësueshëm, por duhet pranuar se pa “miellin shqiptar” nuk mund të bëjë “bukë” De Biasi ose e thënë ndryshe Shqiperia ka prej pak vitesh një numër futbollistësh të lindur apo rritur në Europë të cilët luajnë në ekipe të njohura, e kesisoj nuk kishte nga të shkonte as trajneri me lojtarë të tillë. Ekipi ka nevojë të mbledhë mendjen se trajneri e ka mendjen tek Shqipëria e jo tek Italia apo Anglia. Ndeshjet eliminatore për botërorin po vijnë ndaj edhe kur jep intervista trajneri ka nevojë të jetë pak më i kujdesshëm sepse ndikon direkt në humorin e ekipit kombëtar shqiptar ku drejton dhe paguhet. Nëse e ka njërin sy jashtë me mirë t’ia lërë dikujt tjetër të cilin e përzgjedh FSHF. Edhe Lorik Cana mund të ishte një supër trajner për kombëtaren, nëse De Biasi vazhdon me idenë se kush po e merr trajner.
Pra është trajner i Shqipërisë zyrtarisht, endërron Italinë dhe fantazon Anglinë, të trija njëherësh sikur nuk shkojnë zoti De Biasi!