Ilir Beqja nuk i ka mirë punët me SPAK, ndaj Kryeministri e largoi nga grupi negociator me BE

Me sa duket kryeministri e ka informacionin ose nuhatjen se ish-ministri i shëndetsisë Ilir Beqja nuk i ka punët mirë me SPAK.

Ndaj pas hetimeve nga SPAK, Ilir Beqja është larguar nga grupi negociator i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Largimi i Beqajt vjen ndërsa në media dolën në dritë hetime të reja për rolin e tij si ministër i Shëndetësisë në favorizimin e një kompanie farmaceutike që bashkëshortja e tij rezultonte aksionere.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi për largimi nga ky grup është marrë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Jona Suli. Në këtë grup janë larguar edhe Ervin Mete dhe Mimoza Koçiu, pasi morën drejtimin e dy ministrive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SPAK-u po heton në mënyrë intensive. Por flitet edhe se Vilma Nushi si pronare e kompanisë që ka përfituar, do të ketë ditë me fortunë.

Burime konfidenciale tregojnë se Vilma Nushi ka probleme serioze.

Vendimi:

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

  1. a) Fjalët “Znj. Albana Koçiu” zëvendësohen me “Znj. Enkela Dudushi”;
  2. b) Fjalët “Z. Ilir Beqaj” zëvendësohen me “Znj. Jona Suli,”;
  3. c) Fjalët “Z. Ervin Mete, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator për kapitullin 9;” zëvendësohen me “Znj. Mimoza Kaçi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator në detyrë për kapitullin 9, deri në emërimin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv;”.

Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?