Me shumë policë se sa protestues!
Opozita vazhdon të lengojë. Opozita akoma nuk po motivon njerëzit të dalin në protesta masive.
Edhe sot, pas shumë thirrjeve dhe paralajmërimëve nga Berisha dhe Gaz Bardhi, nuk kishte masivitet, kishte me shumë policë se sa protestues!
E kjo nuk është mirë për demokracinë, kur opozita nuk mbledh dot njerëz edhe pas 11 vitëve në opozitë!
Kur opozita bëhet e besueshme dhe e gatshme për të ardhur në pushtet, nuk ndalon lumi i njerëzve që e ndjekin kudo, në sheshe apo në Bulevardin kryesor të Tiranës.
Ndaj opozita ka nevojë për ripërtëritje brenda saj, me emra që sjellin besim dhe garanci se nuk do të jenë si pushteti i sotëm. PD, si forca kryesore, ka nevojë që të vendosë se kush do të jenë drejtuesit e fushatës elektorale dhe emrat që ata nesër do të sjellin në qeveri, nëse fitojnë. Nuk ecet më me ato emra që kemi 33 vite që i shikojmë, pasi nuk sjellin asgjë të re.
/Daniel Muçaku/