Media holandeze: Shqipëria është narko shteti i Europës. Nuk është gati për negociatat
Holanda është kundër hapjes së negociatave më Shqipërinë. Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok ka deklaruar se “Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave”.
Pas mbledhjes së Këshilli të Ministrave në Holandë, kryediplomati Blok ka deklaruar se Shqipërisë i duhet ende shumë punë për të arritur standardet. Ai ka shtuar se vendi duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qëndrimi i Holandës vjen vetëm pak ditë para se Këshilli i Ministrave të BE të vendosë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në vijim të lajmit për deklaratën e kryeministrin Block, gazeta holandeze “Telegraf” bënë dhe një përshkrim tejet negativ të situatën në Shqipëri.
Gazeta e njohur holanadeze shkruan se Shqipëria ka probleme me korrupsionin dhe njihet si “narko shtet i Europës”.
“Korrupsioni është ende alarmant në Shqipëri dhe vendi së fundmi ka qenë në lajme si ‘narco-shteti i vetëm në Evropë”. Shqipëria është një vend furnizues i madh i marihuanës. Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkroi situatën në Shqipëri me fjalët “korrupsioni i madh, institucionet e dobëta qeveritare” dhe foli për kontrabandën njerëzore, rrjetet e drogës dhe evazionin e taksave në shkallë të gjerë. Mediat britanike si The Guardian dhe The Independent kanë shkuar shpesh për Shqipërinë “Kolumbia of Europës”, – shkruhet në artikullin e “Telegraf”.