Mediat botërore i rikthehen prapë fotos së paguar të Ramës me Obamën

mail“Edhe sot Partia Demokratike vazhdon të paguajë për të nxjerrë artikuj në gazeta të dorës së dytë e të tretë matanë oqeanit, që përpiqet t’i shesë në Shqipëri si “bomba” kundër qeverisë së sotme, e cila u prit zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë pas vitesh të tëra dyersh të mbyllura”.

Nuk gjen qetesi Edi Rama. Nuk janë mediat shqiptare por ato botërore që nuk i ndahen fotos me Obamën, te cilën dyshojnë se eshte paguar 80 mije dollare!

Kryeministria nuk beson se ngjarja kishte ngacmuar interesin e gazetarëve të huaj. Menjëherë pas kësaj deklarate, nuk vonoi shkrimi dhe kronika e Zërit të Amerikës, që zbuloi rrëfimin e Bilal Shehut, bashkë me konfirmimin se origjina e 80 mijë dollarëve ishte e Shqipëria. Një ditë më parë, agjensia prestigjioze e lajmeve Associated Press shkroi një përmbledhje të skandalit, që kulmon me kallëzimin penal të Partisë Demokratike dhe lë në pikëpyetje vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës për nisjen e procedimit penal. Shkrimi është marrë nga të përditshmet në të gjithë botën. Washinton Post e ka publikuar së fundmi bashkë me media të tjera dhe lehtësisht mund të gjendet në internet.

Sipas Associated Press, opozita shqiptare e akuzon Ramën se ka financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e rizgjedhjes së Obamës si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këmbim të një fotografie të përbashkët në vitin 2012. Demokratët e kanë dërguar çështjen në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, me arsyetimin se pagesa shkel ligjet shqiptare dhe ato amerikane.

“Mbetet e paqartë nëse prokurorët do të vendosin të hetojnë për këtë çështje” shkruan Associated Press.

Në shkrim përmendet edhe Bilal Shehu që që u pranoi në Gjykatën e Nju Xhersit, se kishte financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e Obamës. Rama ka mohuar të ketë marrë pjesë në ndonjë nga pritjet elektorale të Obamës, apo të ketë paguar biletat në eventin e San Fransiskos.

Sipas dokumentave të çështjes Shehu në ShBA, e hetuar nga FBI, ai i mori paratë nga një burim i jashtëm, i dhuroi në fondin e fushatës pa treguar origjinën e vërtetë të tyre, me qëllim që një qytetar i huaj të merrte pjesë në event. Emri i Ramës nuk u përmend në këtë çështje. Dokumentat thonë se “Shtetasit të huaj” iu mohua pjesëmarrja në event, por iu lejua një fotografi me presidentin Barak Obama. Associated Press vë në dukje se asnjë person nga ekipi i mbledhjes së fondeve të Obamës nuk u akuza për shkelje të ligjit, përkundrazi ata janë treguar të gatshëm të bashkëpunojnë. Vendimi për Bilal Shehun do të jepet në 5 Tetor. Dënimi maksimal është 5 vjet burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarë.

 

SHKARKO APP