Meidani projektohet kryeministër i Qeverisë teknike, i gjithëpranuar
Kriza qeveritare nuk ndalon. Sado përpiqen ta stukojnë plasaritjen PS e LSI përsëri duhet shumë “llaç” për ta mbushur që të mos duket. Gremina është afër. Por edhe seanca parlamentare e 11 gushtit do mbyllet. Shpresohet akoma tek konsensusi, por të 7 ligjet do votohen. Amerikanët dhe europianët do ikin me pushime deri në fund të gushtit. Edhe Ilir Meta, ndërsa Kryeministri Rama bën pushimet e fundit verore të mandatit të tij si kryeministër. Në shtator fillon vjeshta dhe duket se dimri nuk do ta kap këtë qeveri. Se si akoma nuk dihet, porse është e sigurtë se Rama ose Meta godasin njëri tjetrin. Cili do sulmojë i pari mbetet për të parë, porse duket se mund të jetë Kryeministri Rama, ndërkohë që ai ka hapur tenderin me të madh të këtyre 25 viteve pluralizëm për blerjen e votës së deputetit në mënyrë që të sigurojë numrin 71 deputetë. Ka pak gjasa të bëjë 71 pa Ilir Metën.
Reforma e drejtësisë me 7 ligjet, votohet dhe pas pushimeve lufta e opozitës do të jetë krijimi i një Qeverie Teknike, e besueshme për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme ose të radhës parlamentare. Në këtë pikë nuk mund të hyjnë as ambasadori Lu dhe ambasadoresha Vlahutin. E bënë për Reformën presionin Lu dhe Vlahutin. Dhe bënë mirë të dy. Por kur opozita të bllokojë parlamentin dhe populli opozitar të dalë në rrugë me protesta të dhunshme, edhe LSI do të fillojë të mendojë se më mirë një kompromis i madh për një qeveri teknike se sa destabilitet politik dhe humnerë ekonomike. Edi Rama do përpiqet për numrin 71 deputetë, porse nga rradhët e opozitës nuk arrinë të marrë asnjë edhe votë, pasi siç pohon një burim brenda selisë blu që “nëse ndonjë deputetë nga PD voton për qeverinë Rama do ta “vrasim””. Në fakt termi “vrasje” nuk kishte konatacion fizik, porse si term se nuk do të guxojë asnjë deputet të blihet nga Rama.
Mësohet se një emër i besueshëm për kryeministër të qeverisë teknike do të jetë një socialist i vjetër, 24 karatsh. I gjithëpranuar pasi ka qenë President Republike dhe ish-numri dy në PS. E pranojnë edhe demokratët si intelektual korrekt dhe që nuk fut duart në zgjedhje.
“Është shumë socialist, porse mbetet me integritet”- thanë në selinë blu. Pra nënteksti është se e pranojnë si kryeministër në vend të Ramës, por me status qeveri teknike që përgatit vendin për zgjedhje dhe të ketë një program ekonomik të gjithëpranuar nga PS-LSI-PD. Edhe vetë PS-ja nuk se si e kundërshton, pasi është i PS-së. LSI akoma nuk është shprehur publikisht, por ka informacione të besueshme se nuk kanë kundërshtim për ish-Presidentin Meidani.
Në selinë rozë janë të ndarë në dy grupe për emrin e Rexhep Meidanit. Baza socialiste e pranon, ndërsa “rilindja” jo. Ndaj duket se këto ditë kanë marrë informacione të kësaj skeme politike dhe emrit të Rexhep Meidanit si kryeministër prandj kanë filluar të sulmojnë djalin e tij, Denionin. Sepse dikur ai paska punuar në dogana. Nëse ka shkelur ligjin përse nuk kanë bërë kallzim penal ndaj tij në momentin e shkarkimit dhe të përgjigjej para ligjit. Por tani që del emri i babait të tij për kryeministër, sulmojnë djalin !
Ky nxitim “rilindas” për të nxirë në publik imazhin e ish-presidentit socialist Rexhep Meidani duket se vetëm sa do të krijojë telashe në grupin parlamentar të PS-së. Janë shumë deputetë në PS që ruajnë respekt të madh për ish-presidentin Meidani dhe janë gati ta votojnë në rast krize qeveritare.
Edhe për Edi Ramën, nëse prishet qeveria, ka rëndësi të jetë një socialist në krye të qeverisë teknike. Por ka edhe një variant shkatërrues për Ramën që nëse nuk pranon Meidanin, atëhere shumica e re mbi 71 vota do të zgjedhë Ben Blushin kryeministër. Blushi nuk është “shenjt” si Meidani. Ai merr qeverinë, por i përlan edhe partinë. I merr bazën socialiste, pasi kupolën, “rilindjen”, Blushi nuk e do, bile e ka armike.