Merkel i shpëton atentatit në Pragë

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka shpëtuar një tentative për vrasjen e saj gjatë një vizite në Pragë.

Falë ndërhyrjes në kohë të autoriteteve çeke nuk është lejuar hyrja me makinë në vargun e eskortës së Merkel e një burri, i cili tashmë është i arrestuar nga policia.

Identiteti i personit nuk bëhet me dije ende. Pas kontrollit të makinës tip “Mercedes” policia çeke ka gjetur sende të forta, si dhe bomba gazi lotsjellës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motivet që e shtynë burrin drejt këtij akti nuk dihen ende. Ai do të merret në pyetje nga autoritetet çeke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Merkel ndodhej në Pragë për një takim me kryeministrin Bohuslav Sobotka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?