Mes grushteve, tymit dhe përplasjes zgjidhet kryeprokurorja e re
Kuvendi sot ka qenë në tym dhe flakë. Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm ka sjellë përplasje masive mes qytetarëve dhe policisë jashtë Kuvendit. Ndërsa në sallën e Kuvendit ka pasur sherre, tymuese dhe fishekzjarrë.
Deputetët e opozitës kanë tentuar të bllokojnë seancën, kanë hedhur tymuese dhe janë përplasur me punonjësit e gardës së republikës. Pavarësisht kësaj, Partia Socialiste ja vijuar seancën duke zgjedhur në mënyrë të njëanshme prokuroren e re të përgjithshme.
Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që të mësojnë në sallën e sancave të Kuvendit. Deputetja e PD, Grida Duma tha se sot qytetarët duhet të nxjerrin jashtë sallës djajtë që po marrin jetën e shqiptarëve.
Ajo tha se është e drejtë e qytetarëve të marrë vendime. “Salla është e juaja”,- tha Grida Duma.
Ndërkohë edhe brenda Kuvendit situata nuk është e qetë. Deputetët e opozitës, pasi mazhoranca nuk ka ndryshuar vendim për kryeprokurorin, kanë hedhur në sallë tymuese dhe fishekëzjarre.
Arta Marku, kryeprokurore e re
Parlamenti ka miratuar në një situata ekstreme kryeprokuroren e re të përgjithshme. Arta MArku mori shumicën e votave nga deputetët e PS. Ndërkohë opozita e hedhur fishekzjarrë dhe tumuese në seancë. Pavarësisht kësaj, PS ka vijuar seancën.
Arta Marku ka bërë betimin disa minuta më pas në Kuvend, në një situatë të jashtëzakonshme.
Kush është Arta Marku?
41-vjeçarja Arta Marku u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016. Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.
Në fakt për numrin e pakët të dosjeve të hetuara, zonja Marku u pyet edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilëve iu përgjigj se ajo kishte firmosur mjaft dosje të hetuara prej kolegëve dhe të përcjella në Gjykatë.
Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007.
Edi Rama humbet shumicën në Kuvend. Vetëm 69 vota
Kjo seancë konsiderohej jetike për Edi Ramën për të treguar forcën e tij si mazhorancë. Por sot gjatë zgjedhjes së Kryeprokrores, mazhoranca e tij nuk bëri dot shumicën e parlamentit.
Nga 140 mandate që ka Kuvendi, Edi Rama ka arritur vetëm 69 mandate. Mazhoranca zgjodhi kryeprokuroren e re me votat e saj.
Ajo është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër e 2 abstenim. PDIU duket se nuk ka hyrë fare në votim, duke konfirmuar se ishte kundër zgjedhjes antikushtetuese.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1190016857790101/
Deputetja e LSI shfaqet e gjakosur: Kjo është polici e krimit
Gjatë protestës së sotme ka pasur raportime për dhunë nga Policia kundër qytetarëve. Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi deklaroi se një grua u dhunua barbarisht nga policia.
Deputetja e LSI treguai para mediave se punonjësit e policisë dhunuar një grua duke e tërhequr zvarrë. Ajo u shfaq me shenja gjaku dhe duke denoncuar dhunën e Policisë së Shtetit.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1685375861543696/