Mesazh i kriptuar amerikan për votimin e sotëm të KLP? Takuan dje Klodjan Brahon!

Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë Shqiptare (KLP) voton për emrin i cili do të vazhdojë postin e kreut aktual, Altin Dumani.

Të gjitha ambasadat kryesore perëndimore janë të interesuara dhe me sytë nga KLP se cilin nga katër kandidaturat e paraqitura do të votojnë si kryetar të SPAK, sepse mandati i Dumanit mbaron dhe sipas ligjit nuk ka të drejtë ripërtëritje.

SPAK-u ka bërë histori të madhe në këto tre vitet e fundit, ndaj Perëndimorët kanë krijuar besim me SPAK-un për goditjet e forta ndaj korrupsionit të nivelit të lartë si dhe kundër grupeve me të rrezikshme kriminale shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi dje pasdite se kanë takuar zotin Altin Dumani në zyrat e SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja njoftimi zyrtar i ambasadës:

“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë.

Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”.

Ndër fotot e postuara nga ambasada amerikane nga pritja e Altin Dumanit në SPAK, amerikanët janë kujdesur, me finesë, të japin se kush mund të jetë i pëlqyer nga SHBA. Ndër fotot ata kanë publikuar për median foton duke shkuar Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise te zyra e prokurorit-kandidat për kreun e SPAK, Klodjan Braho.

(Shiko foton)

Po të shikosh me kujdes foton e postuar nga ambasada amerikane, fotografi është kujdesur (me porosi) që të dali momenti i vajtjes së të deleguarit amerikan te zyra e Klodjan Brahos dhe të shquhet në fotografi emri KLODJAN BRAHO!

A është ky mesazh i kriptuar amerikan për KLP?!

Amerikanët folën me foton e postuar! Por KLP vendos, do shikohet votimi dhe me pas do krijohet një përceptim publik nëse amerikanët vendosën prapë si para katër vitesh me Altin Dumanin, të preferuarin absolut të SHBA.

SHBA tha dje se duam “një Duman të dytë” në krye të SPAK.

 (S.P.)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?