Mesazhet e Erion Veliaj pas deklaratës publike
Nga Daniel Muçaku-
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një sqarim, jo të shkurtër publik, dha këto mesazhe mes rrjeshtave.
Së pari, Veliaj i kujtoi SPAK-ut se është pothuaj e njëjta gjë si në rastin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj që ai u dënua dhe jo kryeministri. Pra përgjegjsia mbetet personale ndonëse ndjehet i lënduar nga kjo që ka nga ndodhur prej ish-drejtorëve të tij.
Së dyti, u tha kundërshtarëve në mazhorancë se jam akoma këtu në PS!
Së treti, dha përgjigje të prerë PD së Berishës se nuk ka asnjë shans të dorëhiqet.
Së katërti, goditi pazarin që po luhet mes PS dhe PD së Saliut dhe ku siç është zakon shqiptar kërkohet një kokë turku. Erion Veliaj la të kuptohet se duke qenë “vellëzër siamezë” me Edi Ramën, ikja e njërit rrëzon edhe tjetrin!
https://kohajone.com/reagon-erion-veliaj-pas-arrestimit-te-ish-drejtoreve-te-bashkise-gjueti-shtrigash/
https://kohajone.com/rama-reagon-per-arrestimet-e-ish-drejtoreve-goditjet-e-spak-si-perjetojme-si-gjema-as-si-fajesi-kolektive/