Mesazhi sfidues i Veliajt, pas kthimit të Ligjit

Mesazhi i përçuar në facebook, i kryebashkiakut Erion Veliaj, tregon jo vetëm inat por edhe nerv e sfidë. Pas kthimit të Ligjit nga Presidenti Meta, ai ka postuar disa foto dhe një tekst për kthimin e ligjit.

Erion Veliaj shkruan se “Ca dashurohen me Tiranën – Sheshin e Ri, Pazarin e Ri, Bulevardin e Ri, e tani dhe me Teatrin e Ri!

Ca bëhen zeher nga progresi, e si për çdo projekt fantastik janë gati ta kallin qytetin veç të mos ketë zhvillim! Por zhvillim do ketë, dhe e mira do triumfojë GJITHMONE”.

Deri diku si kryebashkiak ka të drejtë, pasi si individ punon shumë për Tiranën, por partia e tij e futi në një vorbull, së cilës edhe mund ti gjente anën me kompromis ligjor e njerëzor. Por Erioni ka bashkinë e jo PS-në, ndaj hapi i tij shkon deri te paradhoma e kryetarit-kryeministër. Të paktën edhe ca vite.

Erioni mund të gjente zgjidhje konsensuale ligjore për Ligjin e shumëdebatuar të Teatrit, por ai është vetëm kryebashkiak e jo kryeministër…

Ndërsa Presidenti, si mbi palët, njeh Kushtetutën, e aq me tepër mëqënëse nuk ka as Gjykatë Kushtetuese, iu desh të ishte filtri i fundit. Eshtë gjë tjetër respekti për kryebashkiakun, i Presidentit, dhe krejt tjetër kur mazhoranca e voton në mënyrë të dhunshme ligjin.

Ndërkohë Erion Veliaj inatin e momentit, postdekret, e nxori me ca rrjeshta më sipër. Dhe u qetësua me një foto këtu më poshtë.

Në fund të fundit duhet pranuar se Erioni ka bërë një Tiranë europiane. Apo jo?

A.Marku

SHKARKO APP